Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ me Sonila Meço në SYRI TV, komentoi një rast të dyshuar skandali seksual brenda Komisionit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke theksuar shqetësime për veprimet e disa anëtarëve të këtij institucioni.
Sipas Çollakut, një gjyqtare ka paraqitur ankesa për përndjekje dhe sjellje të pahijshme nga një individ, por hetimi nuk është nisur nga prokuroria përkatëse. Ai raportoi se disa anëtarë të KLP-së i kërkojnë gjyqtares dokumente të ndjeshme, duke përfshirë materiale personale dhe lista të dyshimta, për të shqyrtuar ankesën e saj.
Gazetari shtoi se deri tani të paktën katër anëtarë të KLP-së janë të përfshirë në këtë skandal, ndërsa ka lëvizje të mëdha brenda institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un dhe Gjykatën e Lartë, për të parandaluar shpërthimin e situatës. Ai gjithashtu përmendi ndikime politike dhe presione të mundshme brenda dhe jashtë institucioneve, që sipas tij kanë penguar procedurat e zakonshme.
Çollaku nënvizoi se nëse çështjet nuk trajtohen me transparencë dhe përgjegjësi, individët e përfshirë janë të korruptuar, pavarësisht pozicionit të tyre apo presionit politik që mund të ekzistojë.
‘Tani do t'i shtoja kësaj edhe këtë kapitullin, edhe këtë kapitullin që e presim ka një javë, është ky skandali seksual në KLP-në. Skandal seksual. I i shtohet kësaj harte, prandaj tingëllon kështu.
Tani drejtësia e re është me vegla në dorë. Çfarë kanë bërë këta?
Ankohet një gjyqtare për një individ që po e përndjek. Kjo ankohet në KLP për prokuroren. Për prokuroren që nuk fillon hetimet. Dhe ç'bën? Anëtarët e KLP-së tani i kërkojnë kësaj një listë me lodra seksuale edhe aktin në fund që ta shqyrtojnë kërkesën e saj, ankesën e saj.
Kjo është punë e transmetuar se ndodhur ka, ka dy muaj që ka ndodhur.
Ka gjetur le të themi një pengesë në shqyrtimin e çështjes, i beson këtij institucioni, shkon te një anëtar tjetër i KLP-së. Ky me urdhër në seancën e dytë, ky bën të njëjtën kërkesë ndaj zonjës.
Dhe ç'bën tani? Edhe i thotë, ore, ndërroji numrin se po na heton SPAK-u tani. Pasi kishte bërë ofertat e para dhe shkëmbejnë mesazhe e ku bëhet e të tjera, që të paktën deri tani ka nja katër anëtarë të KLP-së të përfshirë. Por përveç prokurorëve aty. Por ajo që shoh unë, ka lëvizje tektonike aty brenda dhe nga SPAK-u dhe Gjykata e Lartë se duan që kjo gjë mos të shpërthejë. Se këta janë qokaxhinjë të njëri-tjetrit.
Ka dhe pengmarrjen e brendshme, edhe pengmarrjen e huaj. Përveç kësaj, ka dhe një lloj brenda këtyre strukturave, ka dhe një lloj ndikimi politik që nuk ka dalë nga godina. Nuk ka dalë nga godina dhe ata kanë marrë porosi nga njëri-tjetri, nga kampet politike.
Ata kanë shkuar aty për tjetër gjë. Dhe të ma marrësh një dosje pesë vjet, gjashtë vjet, pa thirrë herë një të dyshuar, një të akuzuar, ka vetëm një gjë: nëse struktura e posaçme nuk çon një kërkesë të dytë për të pandehurën Balluku, ata janë thjesht të korruptuar, kushdoqofshin që e kanë dosjen. Janë të blerë. Kushdoqofshin. Se nuk kanë arsye tjetër.
Mua s'më intereson presioni, nëse kanë presion ta thonë publikisht. Nëse kanë, përveç asaj që është overdozë, nëse kanë presion nga kryeministri, nga horrat, nga bandat, le ta thonë me banderola, t'ua thonë shqiptarëve në fund. Nuk e bëj dot se do të na vrasë grupi i Ballukut, grupi i Ramës.
Por nëse ata e çojnë dy muaj, tre muaj, ata janë thjesht të korruptuar’, tha gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.
© SYRI.net