Pedagogu Edvin Cami ishte i pranishëm në foltoren e Partisë Demokratike para Kryeministrisë për të kritikuar qeverinë aktuale.
Në fjalën e tij, Cami e përshkroi qeverinë si “më të çuditshmen dhe më anormalen që ka njohur ndonjëherë vendi,” duke theksuar se skandalet e saj janë të përditshme, publike dhe me një paftyrësi të paprecedentë. Ai kritikoi ashpër mungesën e drejtësisë dhe reformës së saj, duke vënë në pikëpyetje efektet e nëntë viteve të procesit të vetingut.
“Ku është luga e floririt? A ka ndonjë sot që gjen drejtësi dhe zgjidh më shpejt hallet e veta nëpër gjykatat e këtij vendi?” – u shpreh Cami, duke shtuar se shqiptarët përballen me të ardhura të njëjta ose më të ulëta përballë çmimeve në rritje, rrugë të papërfunduara dhe një realitet ekonomik që nuk ka përmirësuar jetën e qytetarëve.
Pedagogu kritikoi gjithashtu objektivat e qeverisë për të fituar të gjitha bashkitë, duke i krahasuar me parimin e vjetër sovjetik të “i gjithë pushteti për sovjetet”.
Cami:
Jemi sot sërish përballë zyrave të qeverisë më të çuditshme, më anormale që ka njohur ndonjëherë ky vend. Skandalet e së cilës janë kaq të përditshme dhe për më tepër kaq publike, sa nuk i ka dëshmuar ndonjëherë historia e këtij vendi, si dhe me një paftyrësi të përmasave të panjohura kurrë më parë, pasi edhe përballë gjithë këtyre skandaleve, kësaj qeverie i shkon mendja që të vazhdojë të qeverisë.
E natyrisht çdo njeri i arsyeshëm që përballet me këtë realitet pyet natyrshëm veten, ç'dreqin janë këta? Nga ç'planet kanë ardhur? A ka ndonjë kufij paftyrësia e tyre? E pra ja që nuk ka. Përkundrazi, pasi kanë asgjësuar edhe institucionin e zgjedhjeve, këta shpallin edhe objektivin e radhës për të fituar të gjitha bashkitë, sipas parimit të vjetër i gjithë pushteti i sovjetëve.
E s'ka si të jetë ndryshe, sepse siç ka thënë një njeri i madh, kur s'ke turp, bëj çfarë të duash. Po nëse kjo qeveri e dalë nga gjiri i partisë tashmë 85-vjeçare socialiste e trashëguar nga shoku Enver e nga shoku Kristaq, është në rolin e saj të natyrshëm të shpalljes së këtij vendi territor të pushtuar socialist, ajo që habit është naiviteti i disa miqve tanë që besonin se një drejtësi e reformuar dhe e pavarur do të na çlironte nga bagëzia e kësaj qeverie dhe madje nga vetë kjo qeveri. Kur nisi e ashtuquajtura reformë në drejtësi kohë më parë, na thanë se frytet e reformës do t'i shohim pas nëntë vjetëve.
Pra, për nëntë vjet do të kishim një drejtësi të pastruar përmes vetingut, të riformuar e të reformuar, që do t'i bëhej digë korrupsionit dhe shqiptarët do të gjenin më në fund drejtësinë e munguar në dyert e gjykatave pa qenë nevoja që të paguajnë për ta blerë drejtësinë, si dhe do të kishin më shumë para në xhepat e tyre pasi qeveria nuk do të guxonte t'i vidhte më. Dhe nëntë vjetët kaluan, madje dhe një çikë më shumë, plot debate e diskutime me s'entuziazmin e analistësh vetingarës, spakarësh që shpreheshin çdo mbrëmje televizioneve me shpresën e lugës floririt që na priste pas reformës.
Dhe ja ku jemi së bashku dhe ja ku janë shqiptarët që na ndjekin nga ekrani. Ku është luga e floririt? A ka ndonjë sot që gjen drejtësi e i zgjidh më shpejt hallet e veta nëpër gjykatat e këtij vendi? Në fakt koha e vërdallosjes nëpër gjykata vetëm sa është zgjatur. A ka ndonjë që e sheh se ka më shumë para nëpër xhepa pasi paratë e korrupsionit nuk shkojnë më në xhepat e qeverisë?
Në fakt, ajo që sheh gjithkush janë të ardhurat e njëjta apo të ulura përballë çmimeve që ngrihen çdo ditë dhe rrugët që nisin dhe nuk mbarojnë me vite, po edhe nëse mbarojnë, rrëzohen vetë sepse siç na thuhet, i rrëzon shiu. Dhe kjo qenka normale që t'i rrëzojë shiu.
Në fakt, s'kishte si të ndodhte ndryshe. Ajo që partia 85-vjeçare socialiste dhe pushteti i rilindur popullor, edhe me mbështetje të blerë nga disa miq të tyre anglishtfolës, nisën të bënin nën maskën e një reforme në drejtësi, nuk kishte të ishte tjetër, e çfarë të ishte tjetër veçse ajo çfarë kjo parti
© SYRI.net