Analisti Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, deklaroi se dosja e Balluku u zhduk nga diskutimi publik në një mënyrë që e cilësoi “mrekulli”.
Burimi theksoi se SPAK-u, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka ndërmarrë veprime për Ballukun, ai paralajmëroi se gabimi kryesor i opozitës është të mendojë se mungesa e hetimit ka të bëjë vetëm me presion nga mafia, duke shtuar se mund të ketë edhe arsye politike apo ndërhyrje nga partnerë ndërkombëtarë.
“SPAK-u duhet të japë llogari një më një për çështjen Balluku,” tha Burimi.
Ai gjithashtu kritikoi ndërhyrjen e qeverisë në hetimet e SPAK-ut, duke nënvizuar se “kur ekzekutivi dhe legjislativi shkojnë në territorin e SPAK-ut dhe i tregojnë se si të veprojë, prokurorët nuk kanë mundësi të mbrohen, ndryshe nga Italia ku prokurorët mbrohen aktivisht.”
Burimi theksoi nevojën që opozita të trajtojë të gjitha hipotezat dhe të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie nga SPAK-u për veprimet e tij ndaj Ballukut.
Burimi:
Me çfarë mrekullie, dosja Balluku u zhduk nga debati publik? 10 ditë zgjati, mbaroi, iku, si puna e McGonigalit.
Mrekullia e dy, SPAK-usikur do t'i binte kokës me një dosje të re, të rikualifikuar për korrupsion këtë herë dhe jo për pabarazi në tendera, pushohej SPAK-u.
Dhe mrekullia e tretë, u bë e gjithë ajo demonstratë dje, Balluku nuk u përmend në asnjë rast, u harrua dhe nga demonstruesit e PD-së. Folësi
Që t'i them tani unë. Gabimi i dytë është që të thuhet që tani po nuk po sulmohet më Balluku sepse SPAK-u ka presion nga mafia. Mund të ketë tre arsye, mund të jetë mafia, mund të jetë arsye politike, pra është thjesht qeveria, Rama.
Një partner ndërkombëtar, shumë si rasti i Trump-it, që mbase ka gjetur një pikëbus me Ramën, kur erdhi ambasadoresha mikeshë e tij atje, unë jam gazetar, unë nuk kam asnjë lloj kompleksi t'i them të gjitha opsionet. Ju lutem, trajtoni të gjitha opsionet, të gjitha. Dhe pastaj bëjmë gabime në rast se ne dëgjojmë dhe i çojmë në gabim. Mos hidhni opsione, unë sot dua nga kjo opozitë, mos të ketë kompleksin dhe ta rikthejë vështrimin nga SPAK-u. Me atë e kemi problemin ne vetë. Atë paguajmë ne vetë, atij i kemi dhënë besim ne vetë. Sepse po të shkojmë shumë larg pastaj me një hipotezë, shumë shumë larg, mos ndoshta dhe SPAK-u është komplet lojë e gjithë kësaj komedie që luhet prej katër muajsh me Ballukun.
Është lojë. Domethënë komedia që SPAK-u është komedi që fillon fare, s'kërkojmë arrestimin, po kërkojmë thjesht nenin 238 të kodit procedural penal që është thjesht pushim nga puna. Fitohen tre muaj kohë me ato që pamë neve, me zigzaket në hetuese, pastaj SPAK-u vjen me kërkesën në parlament, parlamenti fiton dhe dy muaj kohë, dhe kjo hipotezë mund të qëllojë dhe kjo. Sepse brenda në SPAK ti ke ende sot njeriun e zotit Dumani. Apo jo? Ai Brahaj. Dumani e duartrokiti.
Kjo opozitë sot, mos të bjerë në këtë kurth, që e futi Rama, që kjo opozitë, dhe ka analistë, edhe unë me thënë të drejtën, bashkë me gjithë analistët kujtuam se SPAK-u u bë partner i popullit shqiptar.
Dhe SPAK-ut, duhet kërkuar llogari një më një çfarë do të bëhet me Ballukun. Sepse ai zoti Rama shkoi dhe e sfidoi SPAK-un, i tha "mos hajde në territorin tim, as në legjislativ dhe as në ekzekutiv". Është ndarja e pushteteve, shumë bukur. Por ti kur Ram, ti legjislativ, ti ekzekutiv, shkon në territorin e SPAK-ut dhe i tregon SPAK-ut se si duhet hetuar? Po SPAK-u nuk ka gojë ky dhe gjuhë ky të mbrohet? Siç u mbrojtën prokurorët në Itali?
© SYRI.net