Gazetari Sami Neza, është shprehur në studion e “Task-Forcë” në SYRI TV, mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Ai theksoi se nëse brenda institucioneve drejtuese ekzistojnë hapësira për shantazh, atëherë jo vetëm reforma në drejtësi, por edhe vetë besueshmëria dhe integriteti i sistemit vihen në pikëpyetje.
Sami Neza: Po shmangem pak nga pyetja jote direkt për të konstatuar një problem shumë të madh të sistemit të drejtësisë, nisur me këtë që sapo kolegët në studio thanë. Në qoftë se brenda sistemit të drejtësisë, sidomos brenda institucioneve drejtuese, ka hapësira për shantazh, atëherë reforma në drejtësi, edhe ashtu siç është bërë, po edhe output-et e saj, po edhe funksionimi i saj i përditshëm, i institucioneve të drejtësisë kanë marrë fund. Për shkak se e gjithë, ajo çfarë është synuar, ose ne presim nga drejtësia, ose që ajo të funksionojë mirë, është integriteti.
Domethënë, mënyra se si ata reagojnë ndaj presioneve, ndaj shantazheve, dhe me këtë që po flitet sot këtu, praktikisht institucionet e drejtësisë janë të shantazhueshme dhe janë të shantazhueshme në fusha duke filluar nga fusha rozë, që pastaj shkojnë edhe tek partia rozë. Dhe kjo e bën shumë problematike. Kjo e bën të pabesueshme, e bën të pabesueshëm sistemin, sepse bëhet fjalë për institucione të cilat marrin vendime, emërojnë, nominojnë prokurorë. Dhe në momentin kur ato institucione shantazhohen, se ne nuk e dimë, sa kohë ka prodhuar vendime kjo histori, a ka pasoja. Do të thotë që integriteti i personave të cilët janë aty, është një integritet i cili duhet të...
© SYRI.net