Shkarkimi i Babaramos/ Kërkoi t'i tregonin një investim të kryer nga qeveria', Malltezi: Pyetje heretike për hajdutët

Shkarkimi i Babaramos/ Kërkoi t'i tregonin një investim të kryer nga qeveria', Malltezi: Pyetje heretike për hajdutët

14:01, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizimit në PD, Jamarbër Malltezi ka ngritur pikëpyetje të mëdha, pas vendimit të Carlo Bollinos për të larguar nga puna, gazetarin Ilir Babaramo.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezi ka treguar arsyet e vërteta të largimit të tij nga puna, vetëm pse kërkoi llogari për mos kryerjen e investimeve në 10 vitet e fundit nga qeveria Rama.

‘Kanë vjedhur 400 milion € për inceneratorë inekzistentë, 100 milion € për sterilizime, 150 milion € për checkup, qindra milionë € për rrugët që ju shkepen të gjitha, vodhën miliona e nuk ka port’, shkruan Malltezi.

Sipas tij, këto pyetje janë tejet heretike për hajdutët e qeverisë, ndaj si zgjidhje gjetën shkarkimin e Babaramos nga detyra.

Reagimi

Pse u hoq nga puna Babaramo? Se pyeti që t'i tregojnë vec një investim të kryer nga qeveria këto 10 vjet. Kanë vjedhur 400 milionë € për inceneratorë inekzistentë, 100 milionë € për sterilizime, 150 milionë € për checkup, qindra milionë € për rrugët që ju shkepen të gjitha, vodhën miliona e nuk ka port. Këto pyetje janë heretike për hajdutët 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco