Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tiranë apo Teheran?

Sulmi brutal i policisë në protestë/ Lideri i opozitës: Kryekëput urdhër i Ramës! Pati frikë…

23:29, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur sulmin brutal mbi të me ujë dhe gaz lotësjellës, si sulm kryekëput me urdhër të Edi Ramës.

‘Kryekëput urdhër i Edi Ramës. E kishte rrethuar bllokun në të 4 anët, kishte frikë se po sulmohej’, u shpeh Berisha në lidhje me pyetjen e gazetares së SYRI-t, Marsi Korreshi në lidhje me sulmin e Policisë së Shtetit mbi liderin e opozitës gjatë protestës.

Deklarata:

Marsi Korreshi: Zoti Berisha, ju vetë ishit pjesë e një sulmi me gaz lotsjellës nga policia. A keni një mesazh, një kundërpërgjigje ndaj ministrit Lamallari, i cili ishte pak më herët këtu, por edhe ndaj kreut të qeverisë dhe a e mendoni se ishte i motivuar politikisht?

Sali Berisha: Është kryekëput urdhër i Edi Ramës. Në mënyrë absolute është veprim, sepse unë nuk po kryeja asnjë veprim tjetër veçse po kaloja në rrugën në të cilën ne duhet të arrinim në seli. Ndaj dhe Edi Rama që e kishte rrethuar në të katër anët. A e patë ju se ç'kishte bërë me bllokun e etërve të tij? Çdo rrugë dhe rrugicë e kishte bërë pllamë dhe policë. Për të, se pati frikë se mos po sulmohej blloku. Ne nuk kemi punë me bustet tani dhe me ata që ikën, kemi punë me pasardhësin e tyre, i cili është Edi Rama dhe dhe qeveria e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco