Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Petrit Vasili u shpreh se protesta e sotme është e vetmja rrugë për qytetarët që të tregojnë pakënaqësinë ndaj qeverisjes së Edi Ramës, për të mbrojtur pronën, lirinë e fjalës dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Ai u shpreh se, vetëm pjesëmarrja masive në sheshe mund të ndalë abuzimet, korrupsionin dhe maskarallëqet e një pushteti që, sipas opozitës, ka kapur shtetin në dorë dhe ka bërë jetën e qytetarëve të padurueshme.
Postimi:
Protesta e vetmja rrugë, e vetmja shpresë, e vetmja dritë në fund të tunelit!
Protesta është e vetmja rrugë, e vetmja zgjidhje, e vetmja shpresë!
Përballë një sekti hajdutësh dhe plaçkitësish që shfrytëzojnë edhe varfërinë, çfarë zgjidhje tjetër ka përveç protestës me çdo mënyrë, formë dhe mjet?
Përballë një kryeministri dhe një qeverie që gëzojnë kur ka luftëra nëpër botë, që rrisin çmimet në Shqipëri dhe grabisin edhe ato pak para të familjes shqiptare, çfarë mund të bësh tjetër veç protestës?
Përballë hajdutëve që shkatërrojnë rrugët, hidrovoret e kullimit të përmbytjeve, që mbysin Shqipërinë me plehra, protesta është përgjigjja e vetme.
Përballë atyre që me hov e bëjnë Shqipërinë një vend të padurueshëm dhe detyrojnë qindra mijëra shqiptarë të largohen, nuk ka mundësi tjetër përveç protestës.
Përballë atyre që shtetin e kanë dhënë në dorë kriminelëve dhe narkotrafikantëve, qytetarëve të ndershëm u ka mbetur vetëm protesta.
Përballë atyre që duan t’u mbyllin gojën shqiptarëve, vetëm protesta kthen lirinë e fjalës.
Përballë atyre që të rrëmbejnë pronën e fituar me sakrifica të panumërta, a ka mbrojtje tjetër përveç protestës?
Përballë atyre që shesin edhe kufijtë e Shqipërisë, si mund të mbrohet atdheu përveç protestës?
Ndaj protesta është drita në fund të tunelit, është sigurimi i një jete të qetë, garancia për pronën, siguria e jetës me punë të ndershme, mundësia e vetme për një shtet që e mbron qytetarin dhe garanton barazinë para ligjit.
Ndaj secili proteston për veten dhe për zgjidhjen e halleve të tij.
Në protestë, kushdo ka vendin e tij, që nuk e zëvendëson askush tjetër, sepse askush nuk mund të protestojë për hallin e tjetrit.
Protesta dhe vetëm protesta kjo është kryefjala e kohës me dritë që do të përmbysë këtë kohë të zymtë hajdutësh dhe maskarenjsh që kanë ndyrë zyrat e shtetit dhe pushtetit.
© SYRI.net