Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, thotë se sjellja e fundit e kryeministrit Edi Rama tregon një gjendje të shtuar nervozizmi dhe pasigurie, që sipas tij është bërë më e dukshme në javët dhe muajt e fundit.
I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri TV me moderator Bled Marku, Bozdo komentoi konferencën e fundit për shtyp të kryeministrit dhe raportin e tij me median dhe kundërshtarët politikë.
Eno Bozdo: Përshtypja ime është që shëndeti mendor i kryeministrit është përkeqësuar veçanërisht në kohët e fundit. Nuk besoj se është çështje e 12 orëve të fundit, po besoj se është çështje e javëve, ndoshta e muajve të fundit. Ndoshta tani ka filluar të dalë, të shikohet në sipërfaqe, por e shikojmë që ë pasigurinë e tij tenton ta fshehë me arrogancë dhe nervozitet. Dhe kjo është shumë e dukshme, ishte shumë e dukshme sot në konferencën e tij të shtypit, kur e trajtoi në mënyrë të paprecedent një gazetare të nderuar. Ka qenë e dukshme në seancën e djeshme, për ata që kuptojnë gjuhën e trupit, pra të folurin jo verbal, e kuptonin që kemi të bëjmë me kryeministër shumë të acaruar. Të dhënat tregojnë që edhe bashkëpunëtorët e tij i trajton në mënyrë arrogante, nervoze, jo se Rama ndonjëherë ka rezervuar një trajtim mëkordial për ta.
Siç duket presionin e ka shumë të fortë, e ka kaq të fortë nga të gjitha anët, e ka të fortë nga opozita, e ka të fortë nga opinioni publik, e ka të fortë edhe nga ndërkombëtarët dhe nervat kaq i mbajnë. Duhet, duhet të kuptojmë që kemi të bëjmë me një njeri i cili tashmë është i lodhur. Është i lodhur, është i lodhur nga gjithçka që ka bërë. Mendoj që qëndrimi në pushtet e ka më shumë si kërkesë të atyre që e mbajnë atje, të atyre që kanë nevojë që të jetë garant i interesave të tyre ekonomike sesa dëshirë e tij e brendshme. Tejet për të, me siguri do ishte zhdukur diku duke pikturuar apo duke punuar porcelan. Por kam përshtypjen që është më shumë rob tani i një mekanizmi që e ka ngritur vetë. Dhe mendoj që është ka çeduar, ka çeduar rëndë nga pikëpamja e qetësisë mendore.
Çfarë ju cilësuat janë vetëm, le të themi, simptomat e asaj që qeverisja e Edi Ramës, Edi Rama, arkitekti Edi Rama, filloi të ndërtojë menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013. Unë do të shtoja vetëm disa përkufizime më shumë në nivelin makro. Kemi një kryeministër i cili qysh në fillimet e tij në postin, në atë post drejtues, i zgjati dorën dhe lidhi një aleancë shumë të fortë me krimin e organizuar. Kemi një kryeministër i cili nuk do bëj gabim, do të them që ka një projekt të tij tashmë personal për ta zbrazur Shqipërinë nga të gjithë shqiptarët dhe për ta mbushur ndoshta po, ndoshta jo me ata që vijnë nga vende shumë të largëta.
© SYRI.net