Procesi i pastrimit të klasës politike nga korrupsioni, i ndërmarrë nga SPAK, është një cikël i pashmangshëm për çdo vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe nuk përbën një rast të veçantë për Shqipërinë.
Përmes këtij qëndrimi e argumenton, situatën aktuale, drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, i cili e përshkruan gjendjen si një lojë shahu të mirë-strukturuar, ku lëvizjet e drejtësisë së re po ndjekin një strategji të qartë.
Sipas tij, loja nisi me goditjen e figurave kryesore të opozitës, si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, për të pastruar terrenin.
Tashmë, vëmendja është zhvendosur te qeveria, ku figurat kryesore politike brenda radhëve të PS, Peka i krahason me gurët e shahut.
Goditja ndaj Ballukut, sipas Pekës, nuk është një lëvizje e izoluar, por një hap strategjik që i paraprin lëvizjes finale: shënjestrimit të “mbretit”, duke etiketuar kështu Kryeministrin Edi Rama.
“Ai nuk e ka te Belinda, por te vetja, sepse pas saj, radhën e ka ai,” thekson analisti, duke shtuar se dy dosje madhore, njëra që lidhet me Ballukun dhe tjetra me inceneratorët, çojnë direkt në zyrën dhe shtëpinë e kryeministrit.
Beteja e Ramës, për Pekën, nuk është për standarde apo për integrimin europian, por një luftë personale për mbijetesë politike dhe për t'i shpëtuar drejtësisë.
Frika e komunitetit ndërkombëtar, sipas Pekës, nuk është rotacioni politik, por një kolaps i mundshëm ekonomik nëse fluksi i parave të pista ndalon papritur pas largimit të Ramës.
Në fund, analisti jep një parashikim të zymtë për kryeministrin, duke e cilësuar si një “njeri pa shpresë” dhe një “kalë të ngordhur”, deklaratat e të cilit janë thjesht britma për t'i hequr frikën vetes. Sipas tij, loja e shahut ka hyrë në fazën finale. “Është hëngër mbretëresha, tani ka ngelur vetëm mbreti.”
Është nisur së pari me lidershipin e opozitës. Për shkak se kishte akses edhe kontrollonte një pjesë edhe Rama, u godit Sali Berisha, u godit Ilir Meta, Fatmir Mediu me atë në gjykatë. Por nuk mjafton me kaq. Sigurisht që këto u goditën me dosje, të paktën njëherë në rastin e Berishës me dosje false, por pa rëndësi ka se çfarë, se flas si logjikë e gjërave. Pas kësaj, sepse duhet të pastrohet opozita njëherë që të vijë në pushtet, dhe pas kësaj do vinte radha e qeverisë. Kur them do vinte radha e qeverisë, do vinte te peshqit e mëdhenj. Peshqit e mëdhenj kush janë? Erion Veliaj, Belinda Balluku, Edi Rama. Në qoftë se flasim me gjuhën e shahut, të gjithë këta të tjerët, ministra, drejtorë, janë ushtarë. Erion Veliaj ishte torra. Edhe te torra nuk i prishte punë Ramës. Belinda Balluku është mbretëresha. Po çfarë ndodh pasi digjet mbretëresha? Ka radhën mbreti. Patjetër. Dhe mbështetja që Rama i bën Belinda Ballukut, nuk është sepse po e mbështet Belindën, nuk do ta lëshojë Belindën, apo edhe pse Belinda i bën shantazh. Sepse Belindën e rras brenda siç e rrasi Erion Velinë edhe s'guxon Belinda të hapë gojën. Nuk guxon Belinda të hapë gojën, në qoftë se do të dalë e gjallë që aty. Kështu që nuk e ka te Belinda. E ka te vetja sepse prapë pas Belindës e ka radhën ai.
Shto tjetrën, që dy dosjet më të mëdha që janë tani, ajo e AKSHI-t edhe ajo e Belindës, dosja e Belindës të çon në zyrën e kryeministrit, dosja e AKSHI-t të çon në shtëpinë e kryeministrit. Dhe të dy dosjet janë aktive. Ka zëra që Rama është, është marrë në pyetje nga SPAK-u në lidhje me dosjen e AKSHI-t, nuk e di, i takon atij përpara se të largojë gazetarët nga nga konferenca për shtyp, të dali këtu t'u shpjegojë gazetarëve a është thirrur apo s'është thirrur nga SPAK-u për të dëshmuar në rastin e asaj të AKSHI0t. Beteja e Ramës me Bashkimin Europian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me SPAK-un, pa SPAK-un, me opozitën, pa opozitën, është betejë për kokën e vet, nuk është beteja për standard. Në qoftë se është betejë për standard, përjashto, s'po përmendim rastet e 37.000 shqiptarëve të arrestuar nga 2014 deri më 2016 për energjinë elektrike, po merreni vetëm ndryshimet në kodin penal që janë kryer jo më shumë se sa një muaj më përpara. Ke të paktën 30 shkelje administrative, të cilat janë kthyer në vepra penale.
Atij nuk i kërcet për Bashkimin Europian. Bashkimin Europian e ka pasur si narrativë në fushatën zgjedhore për të thënë që unë do ju fus në Bashkimin Europian, ju më votoni mua. Pse nuk e ka për Bashkimin Europian? Kujtohem kur bllokoi hapjen e negociatave për tre ligjet e famshme më 2013-ën. I mbante të bllokuar, dy vjet i ka mbajtur, nga 2011 deri në 2013 i ka mbajtur të bllokuar, gjasme, dhe për kryetarin e Këshillit të Qarkut të Fierit. Iku kjo. Mbaj mend 2010-ën, kam qenë zv/ministër i brendshëm, jam marrë me liberalizimin e vizave. Shqiptarët nuk e dinë. Edi Rama, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, socialiste të asaj kohe, nuk kanë lënë gjë pa bërë për të penguar liberalizimin e vizave. Në atë kohë Edi Rama dërgonte delegacione të Partisë Socialiste, të grupit parlamentar, jo vetëm në Komisionin Europian, por edhe në qeveritë, qeveri franceze, qeveri italiane, qeveri gjermane, sidomos te qeveria gjermane, duke lobuar kundër liberalizimit të vizave me argumentin që po u liberalizuan vizat, për një muaj 1 milion shqiptarë do të emigrojnë në në Bashkimin Europian.
Korriku i vitit 2010. Duhet të ketë qenë gjysma e dytë e korrikut 2010. Gramoz Ruçi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka dalë në konferencë për shtyp me një kartë identiteti fallco dhe ka deklaruar, para liberalizimit të vizave. Se liberalizimi ndodhi në dhjetor, kjo është në korrik. Dhe ka dalë dhe ka thënë, janë në qarkullim 70.000 karta identiteti fallco. Ai e lidhte gjasme me zgjedhjet lokale të 2011-ës, por kush ishte qëllimi? Një nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave kanë qenë dokumentet biometrike. Pasaportat dhe kartat biometrike. Duke dalë dhe duke pretenduar që në Shqipëri ka 70.000 karta fallco, ai i thoshte Bashkimit Europian, mos liberalizo vizat sepse kriminelët do vijnë me dokumente fallco. Ky është Edi Rama. Dhe në qoftë se ne si shqiptarë mendojmë që atij i dhemb shpirti për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, harrojeni. Ai është i gatshëm të djegë anëtarësimin në Bashkimin Europian, anëtarësimin në NATO, Portin e Durrësit, gjithçka të djegë vetëm të shpëtojë lëkurën e vet. Por siç e thashë edhe njëherë, loja ka ardhur deri aty sa është hëngër mbretëresha, tani ka ngelur vetëm mbreti. E shpjeguar në këtë këndvështrim, ai është njeri pa shpresë.700 milionë dollarë që ka dhënë Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për reformën në drejtësi, nuk i djegin për lëkurën e Edi Ramës.
Ambasadat nuk flasin me deklarata. Sidomos kur bëhet fjalë për qeverinë. Ambasadat bëhen, ambasada flasin nëpërmjet bisedave konfidenciale dhe private. Sa që ka pasur? Ka pasur shumë. Po Rama nuk i thotë dot. Rama për shembull duhet të dalë t'i shpjegojë takimin para, atë pritjen madhështore që bëri para dy netësh në kryeministri me atë mikeshën e tij. Të dalë dhe t'ia thotë shqiptarëve, se çfarë mesazhi ishte, çfarë mesazhi ka ardhur. Edhe ua them këtë unë shqiptarëve. Ajo që këta e nxorën, jo të veshur me taka, me minifund, është bukuria që vret. T'u dalë shqiptarëve t'u thotë se çfarë mesazhi i ka sjellë. Porti i Durrësit ka qenë i anuluar si projekt. Ka ardhur pasi është anuluar Porti i Durrësit si projekt. Sigurisht ishin amerikanët edhe NATO që e bllokuan. Është histori tjetër, është më e thellë. Sepse ishte port rus. Dhe nuk ka të rastësishme këtu. Lidhjet e tij me Vuçiç, miqësia e tij, editorialet e tij të përbashkëta me, me Vuçiç. Rusët këtej, rusët andej. Shkoni një çikë te origjina e Ramës. Ku e ka shkolluar prindi i tij?
© SYRI.net