E ftuar në edicionin informativ të lajmeve me gazetarin Bled Marku, gazetarja Albionë Zhitia u shpreh se Kosova po përballet me një ngërç politik të ri, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit të vendit ka ngecur, duke sjellë paqartësi dhe tensione në skenën politike.
Ajo theksoi se përplasja mes pushtetit dhe opozitës nuk është thjesht një konflikt institucional, por një përplasje ego-sh, ku të dy drejtuesit po përpiqen të konsolidojnë pushtetin dhe të rimarrin besimin e humbur te qytetarët, duke rrezikuar stabilitetin e institucioneve dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja pa probleme kushtetuese.
Pjesë nga deklarata:
Egoja e të dy palëve, do të thoja. Dëshira e tyre për t’i prishur punë njëra-tjetrës, dëshira e njërës palë për të pasur pushtet absolut dhe e tjetrës palë për të marrë pushtetin me besimin e qytetarëve, për të rikthyer atë besim që dikur e kishin, e që tashmë nuk e kanë. Ndoshta kjo është përgjigjja më e duhur.
Por, nëse flasim për arsyen pse nuk po gjendet rehati dhe pse Kosova po shkon drejt një krize të re politike edhe pas 90 ditëve nga mbajtja e zgjedhjeve – zgjedhje këto me rezultat aq befasues, por të paktën të kënaqshëm për pushtetin aktual, Lëvizjen Vetëvendosje – duket se nuk janë edhe aq të kënaqur, për shkak se ata po pretendojnë të zgjedhin një president nga partia e tyre, megjithëse po i atribuojnë opozitës se ishte kusht i partive opozitare që presidenti të vijë nga njëra prej tyre, që do të thotë se kjo duhet të ndodhë në Kuvend.
Mirëpo, në fakt, i gjithë problemi qëndron te fakti se të dy taboret po përplasen për të marrë pozitën e kreut të shtetit. Kemi një mandat të Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar…
Kjo ka qenë edhe deklarata e saj dje para mediave, ku Albin Kurti ka pasur mundësinë të përgjigjet edhe në pyetjet e gazetarëve. Ndër të tjera, janë parashikuar akuzat e zonjës Osmani që, në orët e para të mëngjesit të djeshme, në konferencën për media, përveç njoftimit se ka shpërbërë Kuvendin, gjithashtu ka hedhur akuza për rrezikshmëri nga persona të caktuar, pa cituar emra.
Gazetarët kanë insistuar që nga ana e Kurtit të kuptojnë nëse akuza ishte aludim për zotërinë Kurti ose jo. Mirëpo ai u përgjigj se këtë pyetje duhet t’ia parashtrojnë pikërisht zonjës Osmani, duke pasur parasysh që…
© SYRI.net