Lajmi i fundit

EMRAT-FOTO/ Takimi 'Top-Secret' në Aruba, Monako, Gjermani e Spanjë: Kush ishin 'bosët' e drogës…

‘Do ishte më bukur me tupana’, ironia e qytetarit: Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh, më e mirë se kjo…

12:25, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot është hapur për qarkullim aksi Librazhd -Prrenjas që kishte të paktën dy jave që ishte mbyllur për shkak se rruga u shemb pas ndërhyrjeve në afërsi të trasesë nga firmat që ndërtonin rrugën re.

Një qytetar, i cili pati mundësinë të ishte shoferi i parë që përshkoi segmentin e ri rrugor, ka folur më një ironi therese për sjelljnë e organeve të pushtetit vendor dhe qëndror

Ai e ka cilësuar me ironi rrugën provizore si një "kantier të madh e vepër më madhështore" që se kishte parë ndonjëherë në Evropë.

"Bravo u qoftë! Hallall t'i kenë tërë ato që kanë marrë e inshallah marrin e ca të tjera," tha ai, duke aluduar për vjedhjet e qeveritarëve.

Për një inaugurim të tillë do të duheshin "kulaç e daulle", duke ironizuar me projekte të tjera ku festimet u kanë paraprirë përfundimit të punimeve.

"Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh ishte më e mirë se kjo që kanë bërë këta këtu," deklaroi shoferi. Ai nuk kurseu as kritikat ndaj vetë qytetarëve, duke shtuar: "Po bravo i qoftë këtij populli që i përkrah, që u rri mbrapa."

Qytetari: Bravo u qoftë! Kurrë qeverisje, sa qeverisje ka, kantier më të madh e vepër më madhështore se kjo në tërë Evropën s'kam parë. Bravo u qoftë! Hallall t'i kenë tërë ato që kanë marrë e inshallah marrin e ca të tjera.

Gazetari: Si ndihesh që je mjeti i parë që hyn sot në këtë...

Qytetari: O, kënaqësi e madhe! Domethënë autostradë me tetë korsi s'kam kaluar ndonjëherë, po do ta shikojmë nga mesi thonë është më e bukur.

Gazetari: Do ishte më bukur të kishim dhe tupana sot?

Qytetari: Sot do ishte mirë të kishim kulaç, të kishim daulle, si ajo e asaj Qafë-Plloçës që më parë u ça rruga se daullja.

Gazetari: Si kanë qenë këto 11 ditë për juve?

Qytetari: Këto 11 ditë kanë qenë bukuri fare. Kemi bërë një shëtitje andej, nëpër ato gropat, në fushën e Romakëve. Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh ishte më e mirë se kjo që kanë bërë këta këtu.

Gazetari: Si ka mundësi?

Qytetari: Po si, nuk e di, e dinë këta shefat, këta drejtora, këta qeveritarët që na drejtojnë. Po bravo i qoftë këtij populli që i përkrah, që u rri mbrapa. S'i mbajnë familjen me bukë se s'kanë faj e këta. Shyqyr se. Po të ishte gjallë  Enver, me lopata i kish bërë këta. Edhe nja 50 veta nga këta i kish varur aty në shtyllë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco