Pasi e përdori për të dhunuar protestuesit dhe deputetët e opozitës, kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën.
Vendimi u publikua në Fletore Zyrtare të datës së sotme 2 mars.
Shkarkimi ka ardhur një ditë pas protestës së opozitës ndërkohë që Proda është akuzuar nga opozita si i lidhur dhe i emëruar në këtë pozicion nga disa nga bandat më të rrezikshme të vendit.
Motivi zyrtar i shkarkimit të Ilir Prodës ende nuk dihet por policia është vënë në qendër të akuzave për veprime arbitrare, brutale dhe arrestime të dhunshme gjatë protestave të opozitës. Proda u shkarkua një ditë pasi Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.
Në pozicionin e drejtorit aktualisht është komanduar Sokol Bizhga i njohur si një militant i Partisë Socialiste. Bizhga njihet si një militant i thekur i Partisë Socialiste. Ai është akuzuar nga kryetari i opozitës, Sali Berisha për dhunën ndaj protestuesve para godinës së Parlamentit të Shqipërisë.

Ilir Proda mori detyrën e kryepolicit në vend në 3 tetor të 2024 dhe u denoncua nga Partia Demokratike se emërimi i tij në krye është bërë nga disa grupet kriminale në vend. Gjithashtu në media kanë qarkulluar lajme se në përiudhën që kandidoi për postin e drejtorit të përgjithshëm, SPAK i sekuestroi telefonin për dyshime për dekonspirim të një operacioni për grupin Çopja.
Ilir Proda kaloi në mënyrë të dyshimtë vetingun në polici, ndonëse kishte dyshime të forta për pasurinë, lidhjet me persona me precendentë dhe aftësi të dyshimta profesionale. Pak ditë më parë emisioni investigativ Plug publikoi fakte që tregojnë se kreu i policisë së shtetit, që po helmon me gaz dhe dhunon protestuesit e opozitës, kaloi vetingun duke justifikuar pasurinë me huatë financiare të ortakut të tij në biznes. Gjithashtu, Ilir Proda ka rezultuar me vlerësim minimal në kriterin profesional, ndërsa dyshohet se ka lidhje me persona me precendentë, ndërsa skandali qëndron në faktin se ai nuk ka as certifikatë sigurie.
© SYRI.net