Falja e gjobave nga qeveria 2 ditë para zgjedhjeve/ GjL rrëzon rekursin e kandidatit për deputet në 11 maj

Falja e gjobave nga qeveria 2 ditë para zgjedhjeve/ GjL rrëzon rekursin e kandidatit për deputet në 11 maj

11:58, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga kandidati për deputet i PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja, në lidhje me faljen e gjobave nga qeveria vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.

Në postimin e tij në Facebook, Kalaja thekson se ‘qeveria ka shkelur ligjin duke ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve dhe këtë nuk e them unë, por ligji që përcakton se qeveria nuk mund të bëjë këto politika 3 muaj para zgjedhjeve dhe deri në formimin e qeverisë së re’.

Gjithashtu Kalaja njofton se ai ‘do bëjë detyrën e tij qytetare, duke e çuar çështjen në gjykatën e radhës’.

Postimi i plotë:

Miqtë e mi, dua të ndaj me ju lajmin se:

Gjykata e Lartë e Republikës, ka vendosur “mospranim” e kallzimit tim për Këshillin e Ministrave, në lidhje me faljen e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Qeveria ka shkelur ligjin duke ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve dhe këtë nuk e them unë, por ligji që përcakton se qeveria nuk mund të bëjë këto politika 3 muaj para zgjedhjeve dhe deri në formimin e qeverisë së re.

Këtë kallzim e kam çuar në SPAK dhe më kanë rrëzuar, në GjKKO e Shkallës së Parë dhe më kanë rrëzuar, në GjKKO e Apelit dhe më kanë rrëzuar, në Gjykatën e Lartë dhe kanë rrëzuar.

Kjo tregon shumë për drejtësinë në Shqipëri, që nuk ka fuqi të godasë qeverinë Rama

Gjithsesi unë do bëj detyrën time qytetare, duke e çuar çështjen në gjykatën e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco