Kryeministri Edi Rama firmosi një tjetër shkarkim.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është shkarkuar nga detyra kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi.
Në vend të tij është emëruar Skerdi Tushi.
DPAK u ngrit me vendim qeverie më 26 qershor 2024 për të kryer hetime administrative, për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive dhe do të kishte koordinatorë në 26 institucione.
Në Nëntor të 2024, Rexhepi i cili deri në atë kohë mbante postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u emërua drejtor i DPAK deri sot kur dhe u firmos shkarkimi.
© SYRI.net