Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu munguan në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ata janë sërish në detyrë deri në momentin që do votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Ndërkohë një ditë më parë, Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri.
Kësaj here ai nuk i shpalli njoftimet në fjalimin e tij të stërgjatë.
Ndryshimet e shumta në qeveri vijnë vetëm pesë muaj pasi ishte votuar kabineti i mëparshëm.
NDRYSHIMET
Albana Koçiu bëhet zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi bëhet ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari bëhet ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu bëhet ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha bëhet ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi bëhet ministër i Mbrojtjes - zëvendëson Pirro Vengun
Eriona Ismaili bëhet ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun.
© SYRI.net