Në një mbledhje maratonë me të vetët, Edi Rama ka bërë meremetime në qeveri, ku ka shkarkuar Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin, Pirro Vengun dhe ka lëvizur Lamallarin nga ministria e Drejtësisë etj.
Por ajo që bie në sy janë emrat e rinj, Enea Karaci që njihet gjerësisht si njeri i Belinda Ballukun ka zëvendësuar shefen në postin që mbante ajo.
Karakaci është kontigjent i SPAK pasi në cilësinë e drejtorit të OSHE i janë bërë kontrolle dhe sekuestruar telefonat nga BKH-ja.
Ermal Nasufi është një tjetër besnik i Belinda Ballukut që ka marrë postin që mbante Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes.
Nasufi ka qenë ndër drejtorët kryesorë në ministrinë e Ballukut dhe përflitet gjithashu për afera korruptive dhe kontigjent i SPAK. Pra një karshillëk i hapur ndaj drejtësisë.
Po ashtu edhe njeriu që ka zëvendësuar Spiropalin rezulton në mënyrë të tërthotë i përfshirë në në afera korruptive. Fjala është për Feti Hoxhën, i emëruar Ministër i Jashtëm.
Vëllai i Ferit Hoxhës, Gëzim Hoxha rezulton i përfshirë në dosjen e AKSHI-t dhe në skemën e parkut fiktiv DURANA në Xhafzotaj. Sipas hetimeve, Gëzim Hoxha dyshohet se ka përfituar dhjetëra miliona euro nga tenderë sekretë të qeverisë, përmes kompanisë “First”, e cila del e përmendur në disa fashikuj të SPAK-ut.
Ajo që përflitet nëpër koridoret e rilindjes është edhe shkarkimi “pa shkak” i Elisa Spiropalit, gjë që në radhët e socialistëve përflitet se i është vënë kusht Edi Ramës nga Belinda Balluku.
Pikëpyetja e madhe pas këtyre meremetimeve të sforcuara që janë bërë në qeveri është: Kush është ‘de facto’ kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama apo Belinda Balluku?
© SYRI.net