Sot po zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Gjatë këtij takimi pritet të miratohet edhe projekti i ndihmës për qytetarët në nevojë.
Njoftimi:
Ju lutemi, gjeni më poshtë njoftimin e mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila do të zhvillohet SOT e enjte, datë 26 Shkurt 2026, ora 14:00, në sallën e Këshillit Bashkiak.
Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak,
Në zbatim të nenit 53, të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Ju përcjell për shqyrtim dhe diskutim, pikat e rendit të ditës, si më poshtë:
1. Projektvendim “Për miratimin e kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për përdorimin e fondit të kushtëzuar dhe fondit të buxhetit vendor, mbi programin e bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind për vitin 2026”.
2. Projektvendim “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-31 janar 2026”.
3. Projektvendim “Për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.
4. Projektvendim “Për dhënien e ndihmës financiare për 11 (njëmbëdhjetë) familje që kanë pësuar dëme ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake si pasojë e fatkeqësisë natyrore”.
5. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 40, datë 3.05.2019, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e projektit “Fuqizimi i Grave dhe Nxitja e Sipërmarrjes”, hartuar sipas udhëzuesit operacional për zbatimin e tij”, të ndryshuar”.
6. Projektvendim “Për përfituesit e programeve të procesit të rindërtimit”.
7. Projektvendim “Për miratimin e “Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në Nivel Vendor” dhe “Strategjisë Vendore për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planit të Veprimit”.
8. Projektvendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave, nivelit të kreditimit dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët/familjet për t'u trajtuar me programin social “Subvencionimi i interesave të kredisë”.
9. Projektvendim “Për miratimin e raportit për vlerësimit dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave për programin buxhetor afatmesëm 2027 – 2029”.
10. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 158, datë 21.12.2018, të Këshillit Bashkiak “Për ngritjen e komisionit të apelimit administrativ të taksave dhe tarifave vendore pranë Bashkisë së Tiranës dhe miratimin e rregullores së funksionimit dhe organizmit të këtij komisioni”, të ndryshuar.
11. Projektvendim “Për miratimin e nivelit të pagave për punonjësit e institucioneve në varësi të Bashkisë Tiranë”.
12. Projektvendim “Për miratimin e nivelit të pagave të njësive administrative dhe lagjeve të Bashkisë së Tiranës”.
13. Projektvendim “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë”.
14. Projektvendim “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Bashkisë së Tiranës”.
15. Projektvendim “Për sistemimin në banesat sociale me qira, Shkozë, të disa familjeve në nevojë”
16. Projektvendim “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak për periudhën mars- dhjetor 2026”
© SYRI.net