Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike dhe ekonomike, e nxitur nga largimi masiv i të rinjve dhe mungesa e politikave qeveritare për të frenuar këtë fenomen.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Daniel Nikolla nga Departamenti ‘Brain Gain’ në PD, tha se nuk ekziston asnjë paketë konkrete lehtësuese apo stimuluese për të tërhequr të rinjtë shqiptarë të kthehen në atdhe.
Iniciativat e kaluara të qeverisë për të joshur "trurin" e larguar, cilësohen si sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme, ndërsa Nikolla këmbëngul se politika serioze si subvencionime dhe lehtësi fiskale për sipërmarrësit e rinj, të cilat do të krijonin një mjedis real investimi, larg modeleve të investitorëve strategjikë të favorizuar nga qeveria.
Prioriteti urgjent, sipas Nikollës duhet të jetë frenimi i largimeve të mëtejshme, ndërsa zgjidhja e problemit lidhet ngushtë edhe me kontekstin politik, ku një ndryshim në qeverisje shihet si hapi i parë i domosdoshëm për të krijuar një klimë besimi dhe për të hartuar politika të mirëfillta zhvillimi që i shërbejnë interesit kombëtar dhe jo fasadave.
Këto momente që po flasim nuk ka asnjë paketë lehtësirash, bile mund të them edhe ato të rinjtë shqiptarë që vijnë me programet për shembull siç janë Chivning që sponsorizohen nga ëh shteti, nga mbretëria e Bashkuar, mbasi kalon periudha në të cilën ata nuk lejohen që të lënë Shqipërinë për t'u rikthyer në Britani, mund të them që mbi 85% e tyre, të paktën nga njerëzit që unë njoh, tentojnë që të rikthehen në Britani, një pjesë e tyre edhe janë rikthyer. Pra kush ka mundësi që të rikthehet në Britani, apo kush ka mundësi që të qëndrojë këtu, e bën me patjetër.
Nëse ka të rinj që duan të kthehen, që kanë mbaruar studimet, kanë marrë dhe një eksperiencë pune, por mund të jenë edhe sipërmarrës në ditët e sotme, për ata duhet të kemi politika serioze, qofshin këto me subvencionime të ndryshme, po jo në atë termin se si është relativizuar në Shqipëri, por gjëra reale që i thonë një të riu që ti mund të vish të investosh në Shqipëri, jo si investitor strategjik apo si i preferuari i qeverisë, por si biznes real që mund të sjellësh ndoshta dhe punëtorë të huaj, mund të sjellësh dhe bizneset e tuaja, mund të sjellësh shumë gjëra që mund ta zhvillojnë edhe tregun në Shqipëri. Ose ndoshta mund të punësosh ato të rinjtë shqiptarë që janë në Shqipëri që në fakt t'i frenojmë dhe mos të largohen. Por këto, të paktën unë nga aq sa kam hulumtuar vetë ndër vite, nuk është se kam parë dhe nuk shoh edhe pas kësaj rimarrje të një mandati tjetër nga qeveria. Kështu që mund të them që mungojnë.
Skenari më i mirë i mundshëm, mund ta flas në rang dokumentash apo punësh, është largimi i qeverisë aktuale. Dhe e themi dhe insistohet ky largim sepse nuk po ndiqet asnjë nga hapat të cilat ne inspirojmë që që të bëjmë Brain Gain. Brain Gain-i kur është krijuar, ka qenë si një Brain Gain në fillim për të mbledhur një pjesë të mirë të atyre diasporës që identifikohen si djathtë, por më pas me integrimin e kujtdo në vendosjen e atyre pikave, piketave kryesore për zhvillimin e programeve administrative që do ndërmerren ndër një qeverisje të djathtë në Shqipëri në të ardhmen dhe sigurisht më pas në rikthimin e tyre si individë si fillim, si pjesë e një ekipi për të kontribuar dhe për t'i zhvilluar këto programe, por më pas për ta zgjeruar në mënyrë që shumë, apo kjo është ëndrra në fakt, që shumë nga këto të rinj që ne flasim dhe që janë shumë aktivë në rrjete të ndryshme të diasporës dhe që kanë pasion shumë të madh për ta zhvilluar vendin e tyre, të vijnë dhe të bëhen pjesë integrale në zhvillimin e mëtejshëm të çdo lloj agjende suportuese ndaj zhvillimit të vendit.
Kjo është ajo pjesa kryesore që ne kemi diskutuar edhe prej shumë vitesh e diskutojmë apo për këtë është edhe krijuar departamenti. Por ndër vite sigurisht është modifikuar sepse po ndodhin aq shumë fenomene pse që po e bëjnë shumë të vështirë krijimin e diçkaje organike edhe krijimin e diçkaje sistematike kur vjen puna te politika te politikëbërja. Kështu që kjo gjë tash do të shihet për t'u parë se si do rrjedhi, por dëshira është shumë e madhe, por në Shqipëri po shohim disa fenomene që s'i shohim apo s'i hasim në asnjë nga këto vendet ku ne jetojmë. Pra, zgjedhjet nuk e kuptojmë nga dalin votat. Prodhimi i brendshëm bruto që u përmend më herët, edhe pse na ikën mbi 50% e forcës punëtore apo mbi gjashtë e ca përqind sa ishin statistikat reale, ne prapë prodhimin e brendshëm bruto nuk e kemi aq të ulët, që normalisht duhet të jetë shumë i ulët.
Që kjo tregon që në Shqipëri hyn një, hyn financa të dyshimta dhe krejt të pakontrolluara, që dhe njëherë krijojnë një shoqëri financiare dhe më gjerë falcso. Që mund të shkojë në një pikë ku mund të kolapsi se çdo gjë mund të ndalohet dhe këtë bisedën që po bëjmë sot mund të, mund të shkojmë jo në Brain Gain-in administrativ apo kthimin e të rinjve, po as në funksionim të shtetit fare siç ju përmend. Kështu që, çdo gjë besoj është dinamike, por hapi kryesor është largimi i Edi Ramës edhe ardhja e një qeverie sa më mirë, sa më shumë dashëse ndaj vendit, edhe ndaj asaj fjalës që prapë është relativizuar deri diku, interesit kombëtar edhe shtetit shqiptar.
© SYRI.net