Autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë afat se kur mund të hapet rruga që lidh juglindjen me pjesën tjetër të vendit. Pas 5 ditësh izolimi për shkak të shembjes, disa nga drejtuesit e institucioneve të linjës dolën para gazetarëve dhe fajësuan reshjet e shiut për shembjet duke shmangur përgjegjësitë për ndërtimet pa cilësi të këtyre rrugëve.
Syri TV
Izolimi i juglindjes së Shqipërisë për shkak të shembjes së rrugëve, do të vijojë për afat të pacaktuar. Disa nga krerët më të lartë të institucioneve të linjës, dolën para gazetarëve në përpjekje për të shpjeguar arsyet e shembjes së aksit Librazhd-Përrenjas e cila ka izoluar prej 5 ditësh një pjesë të mirë të vendit. Drejtori i ARRSH Ami Kozeli tha se do të ndërtohet një rrugë alternative buzë Shkumbinit por nuk kishte një datë se kur do të normalizohet qarkullimi në këtë aks strategjik të Shqipërisë.
Teksa nuk kishin një datë se kur do të hapet rruga për qarkullimin e mjeteve, drejtuesit e këtyre institucioneve, deklaruan në unison se shkak për situatën dramatike me të cilat po përballet ky aks por dhe rrugët e tjera të vendit, lidhet me reshjet e shiut, në përpjekje të qartë për të shmangur përgjegjësitë që lidhen me ndërtimet pa cilësi të këtyre rrugëve, të cilat u kanë kushtuar taksave të shqiptarëve me qindra milion euro.
Shembja e rrugĂ«s Librazhd â PĂ«rrenjas ka shkaktuar edhe bllokim tĂ« plote tĂ« qarkullimit tĂ« mallrave. Teksa me dhjetĂ«ra kamionĂ« kanĂ« mbetur nĂ« pikĂ«n doganore tĂ« QafĂ« ThanĂ«s, drejtori i doganave dha si zgjidhje pĂ«r situatĂ«n kalimin e tyre nga Dogana e BllatĂ«s nĂ« DibĂ«r.
ZĂ«vendĂ«sministri i InfraskturĂ«s dhe energjisĂ« Hantin Bonati shmangu pĂ«rgjigjen e pyetjes sĂ« Syri TV mbi pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« politike tĂ« qeverisĂ« ndaj kĂ«saj situate tĂ« rĂ«ndĂ« e cila po shkakton dĂ«me tĂ« shumta ekonomike dhe sociale pĂ«r shkak tĂ« bllokimit total tĂ« qarkullimit nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«.Â
© SYRI.net