‘Shkatërrimi i rrugëve nga dora e njeriut’/ Juristi: Vepra të rënda penale! Rrezikojnë deri në 10 vite burg

‘Shkatërrimi i rrugëve nga dora e njeriut’/ Juristi: Vepra të rënda penale! Rrezikojnë deri në 10 vite burg

18:46, 24/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shkatërrimi i segmentit të ri rrugor në zonën e Librazhd-Prrenjasit, vetëm pak kohë pas ndërtimit, ka hapur një debat të gjerë publik mbi cilësinë e punimeve dhe abuzimin me fondet publike ndër vite nga ana e qeverisë së Edi Ramës.

I ftuar në TASK FORCESYRI TV me Sonila Meçon, juristi Kreshnik Myftari theksoi se problemi qëndron tek cilësia skandaloze e ndërtimit, pasi vëzhgimet në terren tregojnë se është hedhur thjesht një shtresë e hollë asfalti pa një bazament të duhur me çakull apo materiale të tjera stabilizuese.

Sipas Myftarit, ngjarja nuk përbën thjesht një dështim infrastrukturor, por një vepër të rëndë penale, ku sipas Kodit Penal, shkatërrimi i veprave me rëndësi strategjike, siç janë rrugët dhe rrjeti elektrik, parashikon dënime të ashpra.

‘Konkretisht, vepra penale e parashikuar nga neni 155, në varësi të pasojave, mund të çojë në dënime që variojnë nga gjoba deri në 10 vite burgim’, u shpreh Myftari.

Intervista në studio:

Myftari: Unë nuk jam ekspert i rrugëve, por aty duket trashësia e asfaltit, çfarë niveli ka. Besoj se përtej asaj nuk ka ndonjë gjë më të madhe për të thënë. Duket që nuk ka poshtë as çakull, është vënë asfalt, është bërë një nivelim, është vënë asfalti sipër edhe, këto histori pastaj të Formula 1-ve dhe të akademive të futbollit që do vijë Juventusi ose Reali i Madridit janë, besoj se nuk i hanë më…

Meço: Po nejse, po në qoftë se i hanë akoma janë po ata njerëz që kalojnë në të njëjtat rrugë, kështu që nuk ka problem. Nëse kanë dëshirë në këtë formë, por nesër udhëtojnë dhe me fëmijët e tyre me makinë nëpër këto rrugë.

Myftari: Këto zona, zona e Librazhd-Prrenjasit që janë një zonë ekstremisht e majtë, të kenë parasysh radhës tjetër, ishallah nuk do vonojë shumë, po ta kenë parasysh kur të jenë zgjedhjet dhe janë persona që e dinë, e dinë çfarë cilësie ka punimi atje, se kalojnë përditë, i shohin përditë. Pastaj a i bën përshtypje, a s'i bën përshtypje, ka histori që nga Skrapari e Berati që veç ju mos u zini, vetëm mos vijë Saliu. Është e mbushur kronika me këto. Kështu që, ajo që dua të them, Kodi Penal i parashikon si vepra penale shumë të rënda, të dyja, sepse nuk është vetëm shkatërrimi i rrugëve aty nga neni 155, por e ka ndjekur dhe shkatërrimi i rrjetit elektrik, sepse asnjë nuk flet për rrjetin elektrik. Ata pretendojnë që kanë nga dy-tre ditë pa energji elektrike. Mbase nuk i bën përshtypje, mbase janë mësuar ose mjafton që të jetë partia në pushtet, kjo është tjetër diskutim. Por të dy veprat penale, që janë vepra penale shumë të rënda, parashikohen, se janë në tre paragrafë, deri në shtatë dhe 10 vite burgim, në varësi të pasojave që kanë dhënë, se shyqyr Zotit nuk kanë dhënë pasoja në njerëz, kanë dhënë vetëm pasoja në ekonomi. Kanë një marzh dënimi nga gjobë deri në shtatë vite burgim paragraf i parë, deri në 10 vite burgim paragraf i dytë. Tre deri në 10 vite burgim.

Janë vepra penale shumë të rënda. Duket që nuk është shkak natyra, duket që është shkak dora e njeriut, cilësia e punimeve e të gjitha me radhë. Sepse ka ndodhur në të njëjtën kohë në të gjithë territorin. Nuk flitet që ka ndodhur një segment dhe po ia lë Shkumbinit. Ajo pjesa që e lap Shkumbini është shumë e vogël aty, po nuk ka ndodhur vetëm aty çarja. Po pjesën që nuk e kap Shkumbini, pjesa e rrugës së re si është ajo? Qukës-Qafë Ploçë si quhet? Edhe ajo është komplet e pakalueshme, është shkatërruar edhe ajo. Ditën që, të nesërmen e inaugurimit u shkatërrua. Pra nuk flitet për për për çështje natyrore, por besoj se është përgjegjësi përgjegjësi njerëzore ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco