Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi në seancë plenare

‘Pamje apokaliptike’/ Denoncimi deputetes së PD: U harxhuan 1.2mln euro, unaza e Burrelit shkatërrohet brenda vitit

16:17, 24/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka denoncuar përmes një postimi në Facebook situatën dramatike të Unazës së Burrelit, e ndërtuar në 2025 me fond publik prej 1.2 milion euro.

Sipas saj, rruga është shembur në disa segmente vetëm një muaj pas përfundimit, duke nxjerrë në pah një dështim të zinxhirit të kontrollit publik dhe mungesë përgjegjësie nga institucionet dhe firmat e përfshira në projekt.

Postimi i Denisa Vatës:

Pamje apokaliptike te reja nga unaza e Burrelit.

Unaza e Burrelit u ndërtua në 2025.

U mbyll “brenda afatit”.

U pagua me 1.2 miljon euro ,para publike.

Në 2026 është e shembur në disa segmente.

Tani askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë.

Në vitin 2020 ekzistojnë korrespondenca zyrtare mes Bashkisë Mat dhe ARRSH.

Bashkia i kërkon ARRSH financimin, deklaron se ka hartuar projektin e plotë dhe e ka depozituar pranë institucionit qendror.

Pra projekti ka hyrë në sistem me dokumente, me protokoll, me gjurmë zyrtare.

Sot ARRSH në një shkresë zyrtare më është përgjigjur dhe thotë: projekti i Bashkisë nuk kishte parashikuar rrëshqitje.

Nëse projekti ishte i gabuar, pse u miratua?

Nëse studimi ishte i mangët, pse u financua?

Nëse zona kishte precedentë rrëshqitjeje (të dokumentuar me vendime dëmshpërblimi nga Këshilli Bashkiak ndër vite për banorët në atë zonë), pse nuk u reflektuan në projekt?

ARRSH nuk është noter por autoritet kontraktor.

Ka detyrë ligjore të verifikojë, rishikojë dhe miratojë projektin përpara se të hapë tenderin dhe të paguajë fondet.

Bashkia mban përgjegjësi për të dhënat dhe projektin që ka dorëzuar.

Studio projektimi mban përgjegjësi profesionale për përmbajtjen teknike.

Firma zbatuese mban përgjegjësi për cilësinë e punimeve.

Mbikëqyrësi mban përgjegjësi për kontrollin në terren.

ARRSH mban përgjegjësi për miratimin, certifikimin dhe pagesën.

Nëse projekti qenka bërë “falas”, atëherë transparenca duhet të jetë e plotë:

Kush e kërkoi?

Në çfarë forme juridike u pranua?

Kush firmosi?

Çfarë përfitimi pati projektuesi?

Në fund kemi një fakt të thjeshtë.

Rruga është shembur një muaj pas përfundimit dhe nuk është çështje faji i zhvendosur mes institucioneve,por dështim zinxhiror i sistemit të kontrollit publik.

Zinxhiri i përgjegjësisë këputet, kostoja bie mbi qytetarët.

Askush nuk mund të fshihet pas një shkrese.

Sepse dokumentet ekzistojnë.

Korrespondenca ekziston.

Firmat ekzistojnë.

Tani duhet të ekzistojë edhe përgjegjësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco