Lideri i opozitës ka shpjeguar para gazetave se demokratët protestën e tyre e kanë kundër Edi Ramës.
“Mesazhi i demokratëve dhe i protestës është i qartë, problemi është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama”, tha ai.
Anisa Kadesha: Z. Berisha, përse deputetët e PD nuk flasin shumë në publik për Edi Ramën, por fokusohen vetëm tek çështja Balluku duke krijuar perceptimin publik se protestat mbahen për Ballukun dhe jo për kërkesën themelore që ju e thoni vazhdimisht, atë të largimit të kryeministrit Edi Rama?
Sali Berisha: Demokratët nuk po flasin për Ballukun, po flasin vetëm për Edi Ramën.
Mesazhi i demokratëve dhe protesta është i qartë, Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.
Rasti i Ballukut është problemi i raportit me drejtësinë, e cila po bllokohet, po u bllokua ky raport, bllokohet Kushtetuta.
Pra, në thelb AKSHI dhe Rama janë faqja më e zezë në historinë e vendit.
Ndaj dhe ne kemi këtë përcaktim, por ne sigurisht nuk pranojnë kurrën e kurrës, se ky është asgjësim i shtetit ligjor, kjo është tejkalimi i ligjeve dhe i Kushtetutës nga qeveria.
Është grusht shteti.
Është jashtë çdo lloji... por demokratët dhe qytetarët e kanë të qartë se kreu i organizatës kriminale është një dhe është Edi Rama.
© SYRI.net