Deri tani, po përfundojnë studimet gjeologjike në aksin Librazhd-Prrenjas, por mundësia e rehabilitimit të rrugës së vjetër Egnatia, nga Hotolishti në Spathar, është eleminuar për shkak të rrezikut të lartë në atë zonë.
Aktualisht, po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një rruge provizore paralel me hekurudhën, pasi kalimi në bypass-in provizor ra poshtë pas shembjes masive që shkaktoi rrëshkitja e tokës.
Pamjet që ka siguruar redaksia e Syri Televizion janë tragjike: i gjithë aksi është shembur totalisht në të dy korsitë, ndërsa carjet dhe fundosjet në bypass janë të shumta.
Punimet në terren për stabilizimin e situatës janë ndaluar që nga dje, dhe të gjitha mjetet e punës dhe punonjësit e kompanisë ANK janë larguar nga zona për arsye sigurie.
Situata mbetet kritike, ndërkohë që autoritetet po shqyrtojnë opsionet për të krijuar një kalim të sigurt për banorët dhe udhëtarët e juglindjes.
© SYRI.net