SYRI TV/ PS nuk lejon SPAK-un të arrestojë Ballukun: Kuvendi kthehet në bunker i të korruptuarve...

22:46, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mazhoranca refuzon t’i japë leje SPAK-ut për të arrestuar zv.kryeministren e pezulluar Belinda Balluku. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, socialistët shprehën qëndrimin e tyre kundër heqjes së imunitetit të Ballukut. Një gjë të tillë e konfirmoi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në komunikimin me gazetarët, duke paralajmëruar edhe votën kundër të qeverisë në Kuvend, teksa tha se do të dilet me 2 raporte të ndara për këtë çështje. Ndërkohë, kreu i grupit demokrat, Gazmend Bardhi, tha se Edi Rama vendosi zyrtarisht të pengojë drejtësinë, duke e kthyer Kuvendin në bunker ndaj të korruptuarve.

Syri TV

Mazhoranca socialiste refuzon kërkesën e SPAK-ut për të arrestuar zv.kryeministren e pezulluar Belinda Balluku, e cila akuzohet se ka vjedhur miliona euro me tendera korruptivë. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, socialistët u shprehën kundër heqjes së imunitetit të Ballukut. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi se masat e pezullimit ndaj Ballukut janë të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për masë arresti.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në prononcimin për gazetarët, ku kërkoi prezumimin e pafajësisë për Ballukun, teksa tha se mazhoranca dhe opozita do të dalin me 2 raporte të ndryshme për këtë çështje. Balla paralajmëroi votën kundër të socialistëve në Kuvend.

Ndërkohë, PD kërkoi në mbledhje heqjen e imunitetit të Ballukut, për t’i hapur rrugë SPAK-ut ta arrestojë. Në prononcimin për gazetarët, kreu i grupit demokrat Gazmend Bardhi tha se Edi Rama vendosi sot zyrtarisht të pengojë drejtësinë, duke e kthyer Kuvendin në bunker të korrupsionit.

Bardhi zbardhi edhe detaje nga mbledhja dhe faktet, sipas tij tronditëse, të prokurorëve për intimidimin e dëshmitarëve përmes të fortëve dhe zyrtarëve të kabinetit të Ballukut.

Tashmë, 2 raportet për kërkesën e SPAK-ut që të hiqet imuniteti i Ballukut do t’i kalojnë Kuvendit në një seancë të posaçme plenare, ku do të vendoset përfundimisht fati i imunitetit të Ballukut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco