Teksa Komisioni i Mandateve është mbledhur këtë të hënë, 23 shkurt për t’i hequr ose jo imunitetin Belinda Balluku, një tjetër lëvizje ka ardhur nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato po ndjek nga afër zhvillimet politike, lidhur me mbledhjen që po zhvillohet me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, kërkesë kjo e SPAK, për t’i hapur rrugën arrestimit të saj për veprën penale, ‘shkelje e barazisë në tendera’.
Gonzato është parë teksa ka dalë nga Kryesia e Kuvendit, aty ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, me prezencën edhe të kryeprokurorit Klodian Baraho dhe dy kolegëve të tjerë të tij, Dritan preni dhe Dorina Bejko.
Pak ditë më parë, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister gjatë një konference për mediat, u shpreh se çështja e Belinda Ballukut, është një test kritik për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
© SYRI.net