Dosja e UFO-ve/ Braja: Obama foli më shumë seç duhej, Trump i detyruar të zbulojë sekretin e madh të jashtëtokësorëve

18:51, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Dakën, eksperti Emanuel Barja, ka folur për premtimin e presidentit amerikan Donald Trump për transparencë mbi dosjet sekrete të lidhura me jashtëtokësorët, i njohur si “Dosjet X”, të cilat duket se po i afrohet realizimit, por arsyet pas këtij publikimi të mundshëm janë një ndërthurje komplekse e historisë, konspiracionit dhe manovrave politike aktuale.

Në një analizë të thelluar, Barja argumentoi se momenti për këtë shpalosje është i lidhur ngushtë me një sërë faktorësh, nga presioni i brendshëm politik deri te një lëvizje e papritur e ish-presidentit Barack Obama.

Sipas Barjes, rrënjët e këtij sekreti shtrihen deri në vitin 1947, me incidentin e famshëm të Rosëell.

Teoria e paraqitur sugjeron se pas rrëzimit të një objekti fluturues të paidentifikuar, SHBA jo vetëm që kapi jashtëtokësorë të plagosur, por përfitoi teknologji aliene. Kjo teknologji, përmes procesit të “reverse engineering” (inxhinierisë së përmbysur), mendohet se ishte shtysa kryesore pas ‘bumit’ marramendës teknologjik, ekonomik dhe ushtarak të Amerikës në dekadat që pasuan.

Intervista në studio:

Daka: Donald Trump erdhi në pushtet me premtimin për të publikuar apo për të bërë transparencë në lidhje me disa çështje shumë delikate, të cilat gjithmonë kanë ekzistuar midis të dukshmes dhe të padukshmes. Si ishin çështjet e vrasjes së presidentit, një presidenti amerikan, një kandidati për president amerikan, Martin Luther King-ut dhe çështje të tjera. Vijmë tek çështja Epstein, lista Epstein dhe në fund tek dosjet X, në lidhje me mundësinë e jetës së jashtëtokësorëve. Përse në këtë moment kjo lloj transparence? Ju si e komentoni?

Barja: Është kënaqësi dhe nder të të shpalosim këtu një tematikë, që e the edhe vetë domethënë, është një tematikë që nuk e kemi trajtuar ndonjëherë më parë, por është një tematikë shumë e rëndësishme besoj unë. Siç e the edhe vetë Dori, i ka lënë ato përmasa të fantashkencës. Tashmë jemi në një pikë ku jemi shumë afër zbulimit të një realiteti tjetër, ndoshta do të kemi shpalosje të disa të vërtetave që nuk i kemi ditur që nga koha e kohës kur ishte president, Dëight Eisenhoëer, ose siç njihet, Ike, presidenti Ike, menjëherë mbas presidentit Truman, në vitin 1945, 46, 47, në kohën kur Rosëell, ose ajo farë përplasje e Rosëell-it që njihet në kolokuaret e fantashkencës, por edhe ufologjistëve, si momenti kur njeriu ka ardhur shumë afër jashtëtokësorëve. Edhe ku thuhet mbas konspiracionistëve, por ta shohim tash nëse dalin këto në dosje. Mbas konspiracionistëve dhe disa njerëzve të cilët kanë qenë dëshmitarë në atë kohë në vitin 1947 në Rosëell, është ndeshur, pra ka rënë një pjatë fluturuese edhe janë kapur disa nga jashtëtokësorët të cilët kanë qenë të lënduar edhe në bazë të kësaj kapje Amerika, nëse e marrim edhe historikisht edhe financiarisht, edhe ekonomikisht, por edhe në aspektin teknologjik, Amerika që nga viti 1947 e më tutje ka pasur një ngritje marramendëse të zhvillimeve teknologjike, zhvillimit ekonomik e të tjera e të tjera, si pasojë e kësaj ‘reverse engineering’ siç njihet. Në kolokuaret e shkencës inxhinierike ku janë kopjuar teknologjitë e panjohura njerëzore, por tejkozmike edhe është krijuar si të themi, ky farë kompleksi industrial amerikan. Është shumë interesante të ndërlidhemi këtu se pikërisht presidenti Ike ose Dëight Eisenhoëer, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, menjëherë pas disa muajsh, pas Rosëell, domethënë pas katastrofës ose incidentit të Rosëell-it siç njihet, ka paralajmëruar vetë establishmentin amerikan, popullin amerikan, por gjithë botën që duhet të jemi të shumë të vëmendshëm edhe të shqetësuar me rritjen e kapaciteteve të kompleksit industrial ushtarak amerikan, që ishte me të vërtetë paradoksale në atë kohë, që gjasat janë që në muajt në vazhdim për shkak të shpalimit të dosjeve që do t'i bëjë presidenti Trump dhe administrata e tij, do të kuptojmë më shumë se për çka ka pasur fjalën. E tash kthehemi tek pika, tek pyetja jote shumë e rëndësishme që është, pse pikërisht në këtë kohë? Tashmë janë dy rryma që përplasen këtu.

Natyrisht janë ‘mid-terms’, janë zgjedhje afatmesme parlamentare në Amerikë, është vala e këtyre farë hemorragjisë së dosjeve të Epstein. Por nga ana tjetër problemi, problemi më i madh që tashmë ju shtua edhe sot presidentit Trump është edhe çështja e tarifave.

Pra të gjitha janë duke u akumuluar në një vit të ngjeshur me një axhendë super të ngjeshur politike të brendshme në Amerikë por edhe gjeopolitike. Natyrisht i kemi situatën në Iran, gjasat janë që mund të kemi luftë atje. Kështu që është një moment i duhur që të bëhet një shpalosje e tillë në mënyrë që të bëhen intervenime të ndryshme në, në, për së brendshmi por edhe si jashtmi.

Ta zëmë vetëm një detaj të vogël, vetëm javën e kaluar kur flitej shumë për një marrëveshje në Ukrainë, ose edhe potencialisht një marrëveshje me, me Iranin. Banka Qendrore Amerikane, pra nuk mund të ikim edhe pa rastin e financës Dori, Banka Qendrore Amerikane injektoi mbi 48 miliardë dollarë brenda ditës, injektoi në sistemin bankar amerikan, për shkak se aty kemi disa shqetësime.

Pra, nëse i marrim të gjitha në tëndësi, është një moment taktik i përzgjedhur i presidentit Donald Trump, por mos harrojmë, në fakt presidenti Trump po shtyhet ta bëjë këtë shpalosje për shkak se planet ishin që shpalosja e dosjeve të bëhej në mënyrë kështu papritmas, diku nga vera ose fundi, para zgjedhjeve parlamentare, por presidenti Obama si duket duke kalkuluar politikisht edhe duke kalkuluar edhe duke e paramenduar efektin që do të ketë, filloi e foli në një nga podkastet, foli për për këtë çështje edhe tërheqi vëmendjen e presidentit Trump. Në fakt, aty është një farë lloj misteri, misterioziteti për shkak se, në fakt presidenti Obama foli shumë më shumë ose dha më tepër informata se sa duhej. Edhe Trump i kishte të drejtë kur tha që i ka kaluar edhe suazat e, si të themi, e asaj sekretit presidencial që nuk është dashur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco