PD njofton protestën tjetër kombëtare ne 28 shkurt

PD njofton protestën tjetër kombëtare ne 28 shkurt

21:12, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka njoftuar protestën e ardhshme kombëtare.

Bëhet fjalë për datën 28 shkurt, ditën e shtunë. Ora dhe vendi nuk është vendosur ende.

Njoftimi është bërë me anë të një mesazhi që kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka drejtuar strukturave që të marrin masa për organizimin.

Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha:

Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!

Të dashur miq,

Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.

Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.

Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.

Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!

Përshëndetje të përzemërta.

Fitore!

Miqësisht,

Sali Berisha

Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco