E plagosur me plumb gome gjatë protestës së 20 shkurtit, pedagogia Senada Mehmeti ka rrëfyer në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV momentet e mbrëmjes së tensionuar, ndërsa theksoi se protesta është vetëm fillimi i një strategjie më të gjerë politike dhe qytetare.
Ajo theksoi se përballë situatës aktuale nuk ka më ndarje tradicionale politike. Pedagogia tregoi se pas ngjarjes ka marrë mbështetje edhe nga qytetarë me bindje të majta.
Sipas saj, sfida është e vështirë, por synimi është i qartë. ‘Strategjia jonë është që të marrim sa më shumë akademikë dhe të jemi arkitektët e një shteti të ri vizionar me qendër shqiptarët.’
Mehmeti e cilësoi angazhimin e saj edhe si një sfidë personale. ‘Është sfida ime politike, e kam edhe si sfidë personale, si politikane e re që përfaqësoj brezin tim, që do të bazohet në drejtësi dhe meritokraci.’
‘Protesta është vetëm ajo maja e ajsbergut të strategjisë që ne po ndjekim. Sigurisht që ë ne kemi edhe alternativa të tjera, kur normalisht më sfiduesja është edhe thirrja e akademikëve, thirrja e njerëzve të cilët deri tani po qëndrojnë në heshtje, por në të indiferent, por nuk është më koha për të qëndruar indiferent. Koha është që të gjithë të bëhemi bashkë, jo më ndaj Partisë Demokratike, se ky vend nuk ka më demokratë dhe socialistë.
Ky vend ka plaçkitës, patronazhistë dhe qytetarë. Ndaj, tani ka ardhur momenti që secili qytetar ta pozicionojë vendin, është me patronazhistët apo është me qytetarët, është me shqiptarët. Sepse ë, mua për shembull më kanë marrë edhe shumë socialistë, edhe dje edhe sot në telefon për të më pyetur se si jam, si jam bërë.
Normalisht e shprehin edhe ato atë pjesën e pakënaqësive të tyre që kanë ndaj kësaj qeverie. As ata nuk janë me këtë qeveri. Prandaj ne po na bashkohen çdo ditë e më shumë njerëz. Sigurisht që është një sfidë shumë e vështirë, nuk është e thjeshtë. Strategjia jonë është që ne të marrim sa më shumë akademikë dhe të jemi kështu arkitektët e një shteti të ri vizionar me qendër shqiptarët, sigurisht.
Është sfida ime politike, e kam edhe unë si sfidë personale, si politikane e re që përfaqësoj edhe brezin tim që do të bazohet në drejtësi dhe meritokraci.
Është shumë e rëndë se pothuajse çdo vit zvogëlohet nga një klasë. Pra pothuajse çdo vit shkurtohen auditorët, gjithmonë na hiqet një bankë. Më përpara kemi kërkuar që të zgjerojmë, të rrisim kampuset universitare sepse nuk po përballohen, ndërkohë që tani na doli që kjo kërkesë paska qenë ë e panevojshme, atëherë ishte shumë e nevojshme sigurisht, sepse tani po na zbrazen kampuset universitare.
Studentët mezi presin të bëjnë ndonjë vit këtu dhe t'ia mbathin jashtë, t'ia mbathin. Janë studentë shumë të mirë, janë studentë shumë ekselentë. I them, pse do ikni? Dhe më thonë, ndryshe, pse do rrimë? Dhe nuk di se si t'i përgjigjem kësaj pyetjeje’, u shpreh gjatë intervistës Senada Mehmeti në SYRI TV.
© SYRI.net