Lajmi i fundit

VIDEO - Lajmi për heqjen e non-gratës nga SHBA/ Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha. U krye!

'Poshtë narkoshtetit dhe keqqeverisjes' - Nga Kukësi e Vlora, qytetarët në bulevard kundër Ramës

18:25, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë ardhur nga qytetet e të gjithë Shqipërisë për të protestuar sot përpara kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kanë ardhur nga bashkia Vau i Dejës, Kukësi, Vlora në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe i bëjnë thirrje të gjithëve t’I bashkohen protestës.

Syri Tv pyet disa nga qytetarët përse vendosën ti bashkohen protestës.

“Kam ardhur nga bashkia Vau i Dejës. Për të protestuar për keqqeverisjen e Edi Ramës, narkoshtetin, vjedhjen e zgjedhjeve dhe pushtetin falso që ka ndërtuar Edi Rama. Edhe nata e gjatë ka dritë’ thotë një protestues

Kam ardhur nga Kukësi. Presim të largojmë Edi Ramën për Ballukun e ligjet që ka bërë  për të mbrojtur veten e vet. Ngrihuni në protestë,I madh I vogël.  Mos rrini në shtëpi. Të rrëzojmë Edi Ramën, të ngrihet një qeveri tranzitore.

Kam ardhur nga Vlora. Qytetarët duhet të protestojnë për të drejtën e tyre. Kjo qeveri po shkon sa Enver Hoxha në pushtet. Rrugët i prishen, për të vjedhur vjedh. Të gjithë duhet të dalin në protestë për të mirën e fëmijëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco