Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi në seancë plenare

Muçollari: Në Shqipëri produktet e rrezikshme konstatohen vetëm pasi shiten, ndërsa Evropa i bllokon në kohë

09:10, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë PD nga studioja e 'Kafe Shqeto' komentoi mungesën e një sistemi efektiv të reagimit ndaj produkteve të pasigurta në treg, duke theksuar se Shqipëria është komplet e papërgatitur dhe nuk ka patur as vullnet institucional për t’i dhënë zgjidhje këtyre situatave.

Sipas Muçollarit, sistemet e ngjashme me RAS (Rapid Alert System) në vendet e Bashkimit Europian funksionojnë në mënyrë që çdo produkt i rrezikshëm të bllokohet menjëherë në të gjitha vendet ku është shpërndarë, ndërsa në Shqipëri rastet konstatohen vetëm pasi produkti është shitur dhe ndërhyrja bëhet e vonuar.

Ai shtoi se ka pasur disa denoncime personale të dokumentuara që nuk janë publikuar në faqet zyrtare, madje disa prej tyre janë modifikuar duke u vendosur datë më e hershme për komunikimin, gjë që tregon mungesë transparence dhe serioziteti.

LEXO EDHE: 'AKU inekzistente'/ Ekspertja Vuksani: Nuk ka shërbim këshillimor për fermerët, produkte pa certifikim në treg

Muçollari e lidh këtë problem edhe me fonde të pamjaftueshme për institucionet përgjegjëse dhe me mungesën e koordinimit mes tyre, duke theksuar se nëse shqiptarët duan që këto çështje të trajtohen me seriozitet, duhet të rishikohen institucionet nga themeli dhe të garantohen përgjegjësitë përkatëse.

Ai përfundoi intervistën duke theksuar se problematikat nuk lidhen me individë të caktuar, por me sistemin, i cili nuk ka funksionuar as për të parandaluar rreziqet dhe as për t’i menaxhuar ato në kohë.

Pjesë nga deklarata:

"Domethënë sistemet e të reagimit të shpejtë, që është pak a shumë sistemi i RAS, tregojnë se që institucionet në vende të tjera funksionojnë. Domethënë çfarë ndodh aty?

Ndodh që ajo kapet nga institucioni i Bashkimit Europian apo nga çdo tjetër dhe njoftohet në mënyrë që të gjitha vendet ku ka shkuar produkti të bllokohet.

 Edhe rastet kur mund të laboratori të evidentojë, jo domethënë të themi të një produkt të futur nga jashtë, në përgjithësi e konstaton pasi është shitur.

 Janë disa raste, po të doni unë mund t'ju kam përgatitur edhe dosjen, por për shkak edhe të zgjedhjeve të gjitha me radhë, nuk ka shkuar dot për ndjekje penale.

Ka pasur disa raste, denoncime të miat personalisht, që ju nuk i keni komunikuar riskun në faqen tuaj zyrtare, të dokumentuara dhe mbas denoncimit keni ndërhyrë në sistemet të uebsajtit për duke i vendosur një datë të mëparshme të komunikut.

LEXO EDHE: Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci/ AKU: Magazinat në Fier ishin zbrazur, nuk gjetëm gjë...

 Është e çertifikuar, mes datës të shkruajtur sipër dhe analizës të të algoritmit kur është hedhur.

Ajo që duhet të kuptojmë është që ne jemi komplet të papërgatitur dhe nuk kemi patur as vullnetin për t'i dhënë zgjidhje këtyre situatave.

Dhe prandaj ju thashë jo më kot, dhe pa e marrë domethënë personalisht me ju apo me punonjës të ndershëm brenda këtij institucioni.

Problemi është që sa fonde më shumë keni marrë nga viti në vit për institucionin tuaj?

Çështja është që nuk është trajtuar në asnjë moment me seriozitet. Dhe nëse ne të dy, apo të gjithë shqiptarët duan që ky problem të trajtohet me seriozitet, duhet ta shohin nga themeli, nga institucionet që e përfaqësojnë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco