Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ditën e hënë do të dorëzojë në cilësinë e deputetit, ndryshime ligjore në kodin e procedurës penale, për të mmbrojtur veten dhe ministrat e kabinetit të tij, nga drejtësia. Gjatë podastit 'Flasim' Rama deklaroi se nuk do të pranojë hetimin e tij dhe qeverisë së tij, nga organet e drejtësisë.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbroje me ligj, Belinda Ballukun por edhe veten e tij, duke paralajmëruar se do ti shkojë deri në fund, miratimit të ndryshimeve ligjore, që nuk lejojnë pezullimin e anetareve të qeverisë.
Gjatë podcastit 'Flasim', Kryeministri, njoftoi se në mbledhjen e grupit palamentar socialist, ditën e hënë, do të prezantojë ndryshime ne kodin e procedurës penale, duke dale kështu kundër drejtësisë dhe duke saksionuar me ligj, që ai dhe ministrat e tij, janë të paprekshëm nga drejtësia dhe nuk mund te pezullohen edhe në rastet kur abuzojnë me paratë e taksapaguesve.
Rama shpërtheu në fyerje dhe sulme ndaj opozitës, pas protestës kombëtare të partisë demokratike, duke u shfaqur sidomos i shqetësuar për faktin që protestat e opozitës po marrin hapësire në mediat ndërkombëtare.
© SYRI.net