Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se, lideri i opozitës ruse, Aleksej Navalni është helmuar në burg.
Berisha shkruan se, ky është një akt mizor i diktatorit rus, Vladimir Putin dhe se PD dënon me forcë.
Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Helmimi i Aleksej Navalnit nga Putini, një akt mizor.
Të dashur miq, pesë vende europiane, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Hollanda dhe Suedia deklaruan sot se lideri i opozitës ruse, zëri i lirë i ndërgjegjes së kombit të tij, ka vdekur i helmuar në burg në Arktik nga helmi vdekjeprurës i bretkosës shigjetë, që gjendet në Amerikën e Jugut dhe që nuk gjendet në Rusi.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal madhor të diktatorit Putin dhe u bën thirrje qeverive të vendeve të lira, opinionit publik dhe institucioneve të dënojnë me forcën më të madhe helmimin nga Putini të kundërshtarit të tij politik.
© SYRI.net