Me thirrjet “o hajdut” qytetarët e Durrësit, të cilëve do tu prishën shtëpitë nga projekti TID, kanë pritur Kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit zhvilloi një takim të tensionuar në bashki me një pjesë të banorëve ku deklaroi se me ndonjë verifikim të vogël, shtëpitë e tyre do të shemben. Pas daljes së kryeministrit nga bashkia, qytetarët reaguan me thirrje kundër tij, por në mënyrë skandaloze 3 prej tyre u shoqëruan nga policia për fajin e vetëm se kishin folur kundër shefit të qeverisë.
Nga SYRI TV
Me thirrjet o hajdut, qytetarët e Durrësit që preken nga projekti abuziv TID kanë pritur Kryeministrin Edi Rama. Shefi i qeverisë zhvilloi një takim në Bashkinë e qytetit me një pjesë të banorëve por situata agravoi pas daljes së kryeministrit nga dera kryesore e Bashkisë.
Pas reagimit të qytetarëve policia, nuk ngurroi të rishfaqte tiparet e shtetit autoritar dhe shoqëroi 3 banorë, të cilët thjesht po flisnin.
Kjo shkaktoi reagime të forta të qytetarëve por edhe deputetit democrat Igli Cara i cili ishte në mbështetje të banorëve.
Banorët i kërkuan llogari Kryeministrit për prishjen e banesave të tyre duke evidentuar faktin se të parët e tyre janë prej shekujsh në këto shtëpi por u përballën me përgjigje ironike dhe arrogante nga ana e Ramës.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët, Rama tha se projekti nuk do të ndalet, dhe me ndonjë verifikim të vogël, shtëpitë do të prishen.
Thirrjet e qytetarëve kundër kryeministrit vijonin edhe gjatë kohës që ai fliste për gazetarët duke bërë që shefi i qeverisë të humbte kontrollin e të shpërthente në fyerje ndaj opozitës.
Pas përfundimit të takimit të kryeministrit me një grup banorësh në bashki, ka folur për gazetarët edhe avokatja e tyre Entela Spahivogli, e cila tha se qeveria dhe bashkia nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga shembja e banesave të qytetarëve.
© SYRI.net