Vasili akuzon qeverinë: Mosfunksionimi i AKSH-së po dëmton qytetarët dhe bizneset

Vasili akuzon qeverinë: Mosfunksionimi i AKSH-së po dëmton qytetarët dhe bizneset

13:53, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, ish-ligjvënësi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë për dëmin financiar që po peshojnë qytetarët nga mosfunksionimi i AKSH-së.

Ai thekson se Agjencia ka funksionuar për faqe të zeza dhe se mijëra veprime nuk janë kryer ose janë kryer me vonesa të mëdha, duke shtuar se qytetarët dhe bizneset po dëmtohen çdo ditë. Vasili e konsideron këtë situatë si kulmin e “gangsterizmit qeveritar”, duke akuzuar se investimi qindra milion euro në AKSH është vjedhur dhe plaçkitur.

Postimi:

AKSH-i prej javësh të tëra pothuajse nuk ka funksionuar ose ka funksionuar për faqe të zeza. Faqet e Agjencisë së Prokurimeve Publike, INSTAT, Qendra Kombëtare e Biznesit, Komisioni i Prokurimeve, Autoriteti i Konkurrencës, por edhe shumë të tjera janë të paaksesueshme.

Mijëra veprime nuk janë kryer fare ose janë kryer me vonesa tepër të mëdha, qofshin për bizneset ashtu edhe për individët. Qeveria ka vendosur detyrime të pakalueshme që zgjidhja e qindra problemeve të kalojë përmes aplikimeve elektronike, që duhet t’i garantojë AKSH-i.

Është e qartë edhe për atë që ka dy klasa shkollë se ky bllokim sjell një dëmtim financiar të konsiderueshëm, i cili bie i gjithi mbi qytetarët dhe bizneset. Investimi qindra milion euro tek AKSH u bë me qëllimin e shkurtimit të kohës dhe lehtësimit të procedurave. Por realiteti tregon totalisht të kundërtën.

Nga lehtësim, ai është kthyer në një hall shumë të madh, sepse funksionon në mënyrën më mizore që mund të mendohet. Kuptohet lehtë dhe faktet tregojnë se investimi qindra milion euro tek AKSH është vjedhur dhe plaçkitur në mënyrën më të pacipë.

Në një Shqipëri kaq të varfër, ku njerëzit largohen me mijra jashtë vendit, pyetja është: Kush e paguan dëmin financiar që i është shkaktuar qytetarëve dhe bizneseve?

Ndaj, drejtësia nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe morale që të zvarritet dhe të bëjë pazare me qeverinë për t’i garantuar pandëshkueshmërinë asaj, sepse qytetarët po dëmtohen financiarisht çdo ditë.

Pra, kemi një qeveri që jo vetëm i vjedh dhe nuk i ndihmon qytetarët, por edhe i dëmton me bllokimin e shërbimeve që ka detyrim t’i ofrojë, sepse me taksat e qytetarëve është investuar tek AKSH-i, dhe ky është kulmi i gangsterizmit qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco