Berisha: Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se krijimi i një fronti të gjerë është thirrje kohe

Berisha: Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se krijimi i një fronti të gjerë është thirrje kohe

13:48, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se çdo shqiptar duhet ta kuptojë rëndësinë e krijimit të një fronti të gjerë opozitar, duke e cilësuar këtë si një thirrje kohe dhe ndërgjegjeje.

Agron Kolthi e pyeti nëse një front gjithëpërfshirës opozitar duhet të ulet në një tryezë të përbashkët për të bërë protestën e datës 20 shkurt më radikale dhe më të qëndrueshme, duke përfshirë mundësinë e qëndrimit në shesh për ditë të tëra deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh dakord me Kolthin dhe theksoi se asnjë formë e veprimit nuk përjashtohet: 'Kryengritja paqësore nuk ndalet më. Ka mendime nga më të ndryshme për format dhe variantet, po studiohet dhe do vendoset për to. Të largojmë këtë të keqe'. 

Fjala e tij:

Agron Kolthi: A duhet që një front opozitar gjithëpërfshirës të dalë në një tryezë të përbashkët që me datën 20 shkurt në protestën e radhës të jetë më radikale dhe më qëndrestare, ndoshta edhe me qëndrimin në shesh për ditë të tëra deri në largimin e Ramaduros?

Sali Berisha: Agron, të falënderoj shumë njëherë për kontributin tënd dhe për përpjekjet që ti bën.
Jam absolutisht dakord me ty.
Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se krijimi i një fronti të gjerë është thirrje kohe, është thirrje ndërgjegje dhe nuk duhet askush ta shmangë. Të largojmë këtë të keqe.
Natyrisht asnjë formë nuk përjashtohet dhe aty do arrihet.
Kryengritja paqësore nuk ndalet më.
Ka mendime nga më të ndryshme për format dhe variantet, po studiohet dhe do vendoset për to.
Por unë të falënderoj për punën dhe përpjekjen e sinqertë që ti bën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco