Gjatë një reagimi për zhvillimet në protestë, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi policinë për përdorim të lëndëve piroteknike ndaj protestuesve dhe përfshirje në incidente që, sipas tij, rrezikuan edhe gazetarë në terren.
Ai deklaroi se një kameraman i News24 është goditur nga lëndë e hedhur nga policia dhe kritikoi ashpër reagimin e disa mediave, duke theksuar se opozita do të vijojë kryengritjen paqësore pavarësisht provokimeve.
Fjala e tij:
Thanas Goxhi: Doktor, mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm në menaxhimin e situatave. Kjo qeveri çfarë nuk bën dhe jeta e njeriut është shumë e shenjtë.
Sali Berisha: I dashur Thanas, jam absolutisht i bindur dhe dakord 100%, ndaj dhe unë kam shpallur kryengritje paqësore dhe unë i besoj.
I besoj thellësisht fitores me kryengritje paqësore.
Por, fakti që Edi Rama kërkon me çdo kusht gjak, kjo nuk do të thotë se ne do ndërpresim kryengritjen paqësore.
Ilir Tusha është i filmuar, nuk po bënte asgjë tjetër, vetëm po bënte video me telefonin e tij kur snajperi i merr nishan lulen e ballit me plumb gome, të cilët, çdo shqiptar të lexojë, plumbi i gomës shpon kafkën. Jo në çdo rast, por në shumicën e rasteve.
Ky ka dashur të ekzekutojë tre protestues.
Tani më duhet t’i them se në mënyrë absolute me një snajper dhe as më 100 snajperë, me një tank dhe as më 100 tanke, nuk do të mund të mposhtë dot kryengritjen tonë paqësore.
Unë prapë u them shqiptarëve se pikërisht në këtë mënyrë do të fitojmë.
I them Edi Ramës, i them rrugaçit në krye të policisë, një banditi që e ka vendin në burg, shërbëtorit të ulët të Suel Çelës dhe të Elvis Doçit, nuk do të gjesh vend ku të futesh, ligji do të ndjekë gjer në fund ty Ilir Proda që gjuan protestuesit paqësor.
Nuk u gjet rastësisht Ilir Tusha, sepse ai është në çdo protestë i pranishëm dhe është bërë tmerr për ta.
Por kjo nuk do të thotë se ne do tërhiqemi, përkundrazi ne do të vazhdojmë gjer në fitoren tonë. Natyrisht, ne vazhdojmë kryengritjen paqësore.
Hedhin lëndë piroteknike, policia hodhi lëndë piroteknike ndaj nesh në turpin më të madh.
Policia hodhi lëndën piroteknike ndaj kameramanit të News24 dhe Sokol Balla, që këtej hiqet i divorcuar, politikisht rri i martuar me Belindën, merr dhe çon mediat para gjykatës për të protestuar se u gjuajt kameramani.
Kameramani vetëdeklaronte se nuk më kanë gjuajtur protestuesit, më ka ardhur nga policia lënda piroteknike.
Dhe e faktuam ne këtë.
Është bindja ime se do jetë lëndë paqësore, sepse jam i sigurt se kjo është rruga e fitores.
© SYRI.net