Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kreu i PD, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj ish-zyrtarëve të Partisë Demokratike që, sipas tij, nuk po angazhohen në protestat e opozitës.
Ai deklaroi se ata që janë shpërblyer nga PD dhe nuk kontribuojnë në betejën aktuale politike, mbajnë përgjegjësi morale për qëndrimin e tyre, duke përdorur një shprehje të fortë për të theksuar pakënaqësinë ndaj mungesës së angazhimit.
Fjala e tij:
Gjon Lajthia: Doktor, çfarë duhet të bëjmë me ish-deputetët, ish-kryebashkiakët, ish-kryetarët e qarqeve dhe ish-prefektët që nuk angazhohen tek PD apo në protestë? Janë njerëzit që PD i ka shpërblyer.
Sali Berisha: Ata, të cilët nuk angazhohen në protestë dhe janë shpërblyer nga PD, ata e kanë haram me shprehjen popullore qumështin e nënës së tyre.
Se nuk i lind nëna për të kryer akte të tilla ndaj demokratëve dhe ndaj PD dhe opozitës.
Kaq mund të them për ta.
© SYRI.net