Berisha: Ata që punojnë në administratën e Ramës nuk duhet të kenë të drejtë vote në PD

12:51, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha u shpreh se personat që punojnë në administratën e Edi Ramës nuk duhet të kenë të drejtë vote në Partinë Demokratike.

Ai vlerësoi se kjo është një çështje e rëndësishme për integritetin e procesit zgjedhor brenda partisë, duke shtuar se, megjithatë, përgjigjja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me përcaktimet statutore.

Fjala e tij:

Agron Molla: Doktor, të përshëndesim, disa anëtarë të PD janë bërë pjesë e administratës së Ramës dhe e kanë emrin tek lista e anëtarësisë dhe kanë të drejtë të votojnë. Një fjalë e vjetër thotë më mirë djepi i thatë se dreqi në djep...

Sali Berisha: Agron, ke shtruar një çështje të rëndësishme. Në vlerësimin tim, ata që punojnë në administratën e Edi Ramës, të drejtën e votës nuk duhet ta kenë.
Por përcaktimet statutore janë përcaktime statutore, ndaj dhe një përgjigje arbitrare nuk mund të jap tani para jush.
Por ky është mendimi im.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco