Në një bisedë me qytetarët, i pyetur për zonën 5 Maji, Sali Berisha u shpreh se çdo detyrim ligjor ndaj banorëve do të përmbushet me përparësi absolute.
Ai vlerësoi guximin e banorëve që kanë mbrojtur pronën dhe rendin ligjor, duke garantuar se të gjithë ata që kanë shkelur ligjet dhe interesat e qytetarëve do të ndëshkohen.
Fjala e tij:
Benard Hoxha: Doktor, përshëndetje. Jam Benard Hoxha, banor i 5 Majit, që i është shembur shtëpia para 4 vitesh. Jemi takuar bashkë, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me qeverinë pasi kontrata thotë se duhet të dhurojmë pronën. Çfarë duhet të bëjmë ne se njerëz të lidhur me pushtetin na bëjnë presione për të firmosur. Ne nuk do firmosim kurrë, sepse siç nuk pranuan gjyshërit e mi të nënshtroheshin ndaj diktaturës komuniste deri kur i vranë, as ne nuk do të nënshtrohemi. Dua të di se çfarë do bësh ti me ne?
Sali Berisha: Njëherë në radhë të parë gjej rastin t’u shpreh nderimin më të madh ju, qytetarëve guximtarë, që me aq vendosmëri, mbrojtët pronën, rendin dhe ligjin dhe u garantoj se çdo detyrim ligjor ndaj jush do të përmbushet me përparësi absolute nga qeveria e PD dhe do ndëshkohen të gjithë ata të cilët kanë shkelmuar ligjet dhe interesat tuaja ligjore.
Kjo është përgjigjja ime.
© SYRI.net