VIDEO/ Fox News jehonë protestës së opozitës, mijëra protestues kërkojnë largimin e Ramës

VIDEO/ Fox News jehonë protestës së opozitës, mijëra protestues kërkojnë largimin e Ramës

22:55, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rrjeti me i madh televiziv ne botë, Fox News i ka bërë jehonë protestës kombëtare të opozitës më 10 shkurt teksa shkruan se mijëra protestues u mblodhën para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Foks Njuz ka shoqëruar artikullin me një sërë pamjesh dhe imazhesh nga protesta, teksa ka theksuar se akuzat e fundit kundër qeverisë së Edi Ramës do ta ndërlikojnë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

SYRI TV

Mediat kryesore ndërkombëtare vazhdojnë ti bëjnë jehonë protestës së madhe kombëtare të opozitës shqiptare më 10 shkurt. Rrjeti me i madh televiziv ne botë, Fox Neës ka publikuar një artikull të cilin e shoqëron me një sërë pamjesh dhe imazhesh nga protesta e opozitës dhe reagimin e dhunshëm të policisë e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Në artikullin e publikuar, gjiganmdi amerikan Fox News raporton se Mijëra protestues u përballën me policinë mes trazirave jashtë ndërtesave qeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë, teksa kërkuan dorëheqjen e qeverisë pas një skandali masiv korrupsioni. Në artikull theksohet se akuzat e fundit kundër qeverisë së Edi Ramës do ta ndërlikojnë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Mijëra protestues antiqeveritarë u përballën dhunshëm me policinë jashtë ndërtesave qeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në fillim të kësaj jave, ndërsa qytetarët kërkuan dorëheqjen e qeverisë pas një skandali masiv korrupsioni. Partia kryesore e opozitës në Shqipëri bëri thirrje që njerëzit të dilnin në rrugë dhe të kërkonin dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pasi ajo u padit nga një prokuror special, i cili pretendoi se ishte ndikuar në mënyrë të padrejtë në vendimin e saj për të favorizuar një kompani në një tender për ndërtimin e një tuneli 3.7 milje në jug të Shqipërisë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të shkarkojë nga detyra zv.kryeministren.

Fox shkruan më tej se Trazirat në Shqipëri vijnë në një kohë kur vendi ka kërkuar prej kohësh anëtarësim në Bashkimin Evropian, por akuzat e fundit kundër qeverisë Rama do ta ndërlikojnë rrugën e Shqiperise drejt anëtarësimit në BE. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco