Kryetari i BashkisĂ« sĂ« RrogozhinĂ«s, Edison Memolla, ështĂ« arrestuar tre ditĂ« mĂ« parĂ«, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la nĂ« fuqi dĂ«nimin me 1 vit burg pĂ«r veprĂ«n penale âkorrupsioni aktiv nĂ« zgjedhjeâ, kryer nĂ« bashkĂ«punim.
Hetimet ndaj Memollës nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku sipas SPAK-ut, ai dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të siguronte votën e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022. Në atë kohë, Memolla kandidonte për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Socialiste.
SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje më 2 nëntor 2023, ndërsa tashmë, me vendimin e formës së prerë, dënimi ka hyrë në fuqi.
Por me kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Piranjat është njohur në rrethana të tjera. Disa muaj më parë emisioni dokumentoi fenomenin e nepotizmit në këtë bashki. Edison Memolla kishte vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
Në postin e këshilltares kishte emëruar vajza e xhaxhait, Erinda Memolla, ndërsa bashkëshortin e saj e kishte vendosur në postin e nënkryetarit.
Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemit i është besuar pozicioni punonjës shërbimesh. Në postin e magazinierit të drejtorisë së shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit. Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memollës i është besuar pozicioni i skrepistit. Postin e drejtorit tëArsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushqi me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse tek qendra kulturore e bashkisë. Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës. Fadil Halitin, djalin e hallës e ka bërë shofer. Pas Renatos dhe Erindës, kalojmë tek një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës. Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht specialist i shërbimit social...në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë. Në treg duke shitur fruta-perime.
Lidhur me këtë akuzë Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla mohoi kushërinjtë e tij duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.
ĂshtĂ« e qartĂ«, tĂ« gjitha postet qe pĂ«rmendĂ«m janĂ« qoka tĂ« kryetarit, nĂ« rastin mĂ« tĂ« mirĂ« me konkurse fiktive kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r nĂ«punĂ«s civile, ose aspak nĂ« bazĂ« tĂ« aftĂ«sive individuale pĂ«r stafin e ngushtĂ« tĂ« MemollĂ«s.Â
© SYRI.net