Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Rama nuk shkoi në Mynih/ Berisha: Sinjal i izolimit diplomatik! Zëri i qytetarëve po dëgjohet, në 20 shkurt…

Rama nuk shkoi në Mynih/ Berisha: Sinjal i izolimit diplomatik! Zëri i qytetarëve po dëgjohet, në 20 shkurt…

17:43, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një zhvillim të ditës së sotme, ku u raportua në media se kryeministri Edi Rama e ka anuluar udhëtimin për në Konferencën e Mynihut.

‘Edi Rama anullon udhëtimin për në Konferencën e Mynihut. Pas dyerve të mbyllura në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, një tjetër sinjal i qartë izolimi diplomatik’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu lideri i opozitës, thekson se zëri i qytetarëve opozitarë po dëgjohe në Evropë dhe botë, e se në 20 shkurt, ky zë do jehojë më fortë se kurrë.

Postimi i plotë:

Edi Rama anullon udhëtimin për në Konferencën e Mynihut. Pas dyerve të mbyllura në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, një tjetër sinjal i qartë izolimi diplomatik. Zëri i qytetarëve opozitarë po dëgjohet në Europë dhe në botë dhe në 20 Shkurt ky zë do jehoi më fortë se kurrë!

Edi Rama cancels his trip to the Munich Conference. After doors ëere closed to him at the Ëorld Economic Forum in Davos, this is another clear signal of diplomatic isolation. The voice of opposition citizens is being heard in Europe and around the ëorld, and on February 20 this voice ëill echo louder than ever!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco