Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

‘E mbusha Kuvendin me idiotë të dobishëm’ - IRIQI bisedon me Edi Ramën

‘E mbusha Kuvendin me idiotë të dobishëm’ - IRIQI bisedon me Edi Ramën

13:19, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:- Pse po e mbron kaq shumë Ballukun?

Rama:- Bëj sikur e mbroj. Javën tjetër ia heq imunitetin.

Iriqi:- Po pse e zgjate kaq shumë?

Rama:- Që të mos lëshohen të tjerët. Se do më vidhisen nga frika. Nga mendja po e po.

Iriqi:- Nga mendja?

Rama:- Po nuk i sheh si janë? Flasin ubububshëm. As pikë, as presje. Provova një ditë këtë Dogun…

Iriqi:- Gogun.

Rama:- E, atë. Duke pirë kafe thashë që hëna mbi Tiranë ndriçon më shumë se hëna mbi Athinë. Më çuditi.

Iriqi:- Pse?

Rama:- Ngaqë ma pohoi dhe e mbajti shënim. Prit kur ta plasë te emisioni i Fevziut, thashë. Dhe ia ngopi. Jo vetëm hënës, por dhe diellin e yjet i kemi më me shkëlqim, tirrte lesh. Kështu të gjithë.

Iriqi:- Po pse i zgjodhe?

Rama:- Po Enveri pse ca shoferë e marangozë i bëri udhëheqës? Që të dukej shkencëtar vetë. Janë idiotë të dobishëm, përkufizohen. U thua, mbroni Ballukun, e bëjnë. Javën tjetër u thua të kundërtën, prapë e bëjnë. As skuqen, as verdhen.

Iriqi:- Zeqineja është e palodhur për sherre.

Rama:- I kam thënë Taulantit, ore hidhi asaj ca alkool te frenat se nuk përmbahet. Sikur pi nitroglicerinë, do na shpërthejë brenda në sallë ndonjë ditë.

Iriqi:- Po të afrohet SPAK-u. Si do e zgjidhësh?

Rama:- Ka një poezi Agolli për pleqërinë. Do i ve zile ta ndjej nga larg, shkruan. Edhe unë do i ve zile, do i marr i pari sinjalet.

Iriqi:- Dhe?

Rama:- Do bëhem i penduar. Do ua fus të gjithëve. Se e kam të shkruar që e urrej Partinë Socialiste. Ndaj ia ndërrova ngjyrën, e quajta Rilindje dhe po e çoj te inceneratorët.

Iriqi:- Do të të besojnë?

Rama:- Si të duan. Ndryshe…

Iriqi:- Ndryshe çfarë?

Rama:- Ndryshe më rruajnë trapin se vrapoj te spitali dhe rehatohem aty te pavioni im.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco