Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Heqja e pezullimit të zyrtarëve hajdutë dhe të korruptuar, Gjokutaj: Nuk është rezultat i një analize por i një instinkti kleptoman

Heqja e pezullimit të zyrtarëve hajdutë dhe të korruptuar, Gjokutaj: Nuk është rezultat i një analize por i një instinkti kleptoman

12:42, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas iniciativës së rilindjes për të hequr si dispozitë procedurale penale pezullimin nga detyra të zyrtarëve më të lartë hajdutë dhe të korruptuar.

Sipas Gjikutajt, “kjo nuk është rezultat i një analize por i një instinkti kleptoman të cilit po i jepet një përshkrim kinse ligjor!”.

Postimi:

Të nderuar Miq!

Ka ardhur një kohë që edhe të çmendurit duhet të merren seriozisht dhe të mos anashkalohen!

Risia “ligjore” e heqjes si dispozitë proceduriale penale i pezullimit nga detyra të zyrtarëve më të lartë hajdutë dhe të korruptuar nuk është rezultat i një analize por i një instinkti kleptoman të cilit po i jepet një përshkrim kinse ligjor!

Për dijeninë tuaj dhe për ironi të fatit të hajdutërisë zyrtare vjedhja dhe korrupsioni janë të vetmet vepra në Kodin Penal që nga pikepamja vullnetare dhe subjektive kryhen vetëm me dashje direkte! Fjala vjen kemi edhe vrasje pa dashje, apo shumë vepra të tjera që kryhen nga pakujdesia apo neglizhenca por vjedhja dhe korrupsioni janë unike në këtë drejtim! Sepse të vjedhësh nga pakujdesia është non sens! Po kështu edhe të bësh korrupsion!

Se këndejmi kuptohet që edhe sanksionet për këto vepra janë të ashpra për shkak të rrezikshmërisë, vendosmërisë në kryerje dhe dashjes direkte!

Në këtë logjike dhe kuptim pezullimi nga detyra e zyrtarëve më të lartë pikërisht për këto vepra është një “përkëdhelje” ligjore dhe jo ndëshkim siç propaganda dashakeqe, injorante dhe antiligjore kërkon ta shesë!

Nga pikëpamja kriminologjike hajduti i çdo lloji e veçanërisht ai zyrtar dhe i korruptuari kanë si veçori përsëritjen (recidivizmin) dhe vazhdimësinë ndaj masat kundër tyre duhet të jenë të menjëhershme për të ndërprerë dhe minimizuar për aq sa mundet pasojat!

Këto që po ju sqaroj as që u shkojnë ndërmend as hajdutit dhe as të korruptuarit! Ata dinë vetëm që të mos ndalen së vjedhuri dhe së bëri korrupsion dhe që askush nuk mund ti ndalë apo të guxojë ti ndalë!

Janë pikërisht këta hajdutë dhe të korruptuar me këtë “vizion” kleptoman dhe korruptiv që kur hasën në gozhdën ligjore të SPAK dhe GjKKO vendosën që ligjin që ju prish punë për të vazhduar aktivitetin tja marrin Drejtësisë dhe ta bëjnë vetë!

Mirëpo përzgjedhjet, modelet dhe sistemet nuk funksionojnë në mënyre subkoshiente si rasti në fjalë por mbi bazën e një koshience dhe arsyetimi ligjor i cili nuk lejon që hajduti dhe i korruptuari pasi të kenë mbaruar punë të çelin seancën për të gjykuar veten në cilësinë e gjyqtarit të vetvetes!

Deri këtu çfarë rendita ka ndodhur!

Mbetet vetëm ndryshimi faktik i ligjit!

Por jo të nderuar hajdutë dhe të korruptuar injorantë dhe për pasojë hasëm të ligjit!

Nëse ju do ta konkludoni në ndryshim ligji epshin tuaj klepto - korruptoman në vend të asaj që synoni do të prisni bumerangun!

Prokurorët të ngarkuar me Ligj dhe Kushtetutë për tju goditur ligjërisht në kushtet e heqjes se “përkëdheljes” ligjore të pezullimit nga detyra nuk mund ta aplikojnë më atë masë! Rrjedhimisht ata do ti drejtohen masës së “arrestit në burg” të hajdutëve dhe të korruptuarve në mungesë të alternativës pezulluese tashme të anuluar për tu zbatuar ndaj tyre!

Ky është rasti kur vetëvrasësi është njëkohësisht edhe autor edhe viktimë! G

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco