Të gjithë i kanë parasysh skenat në Kuvend kur “Gjeli i detit” i bërtiste Ramës, i çirrej për sjelljen e kreut të qeverisë. Por pak kush e kishte kuptuar lojën e Ramës me Dash Sulen i cili siç doli vetëm pak kohë më parë paska qene benjamini i tij në grupin e opozitës. Talljet e Ramës me Sulen ishin thjesht mbulesa e koordinimit.
Ai mundohej ta rriste duke e sulmuar e ky mundohej të rritej duke bërtitur here me bidona qumështi e herë më presh ne dorë. Tani është gjithçka e qartë. Ndihma që Sula i tha Ramës në fushatë por edhe koordinimi i tyre tashme për shumë vite sollën përveç largimin e tij nga PD edhe ngjitjen në strukturën shtetërore të kontrolluar totalisht nga Ramë. Ato përrallat me konkurse nuk i beson askush.
Lëpirjet që i bëri Edi Ramës në takimin e tij prezantues me prezencën e drejtuesve të të gjithë inpsektoriateve nuk kishin ndonjë ndryshim të madh nga lëpirjet që eksponentë të rilindjes i kanë bërë, dhe i bëjnë Ramës.
Sula i garantoi kryeministrit se do të përmbushë për përkushtim dhe integritet detyrën që i është ngarkuar.
“Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar gjuajtur me gurë, por diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp, aty ku unë kam kontribuar kam dhënë për 20 vite, dhe garën e fundit të hedhin në rrugë, qeveria jote, mora kurajën, konkurrova, dola i pari dhe u vlerësova. Kjo është diferencë.
Kryeministër unë ju garantoj sot këtu dhe ditën e parë të këtij prezantimi, që unë 3 gjëra i kam të panegocieshme, në radhë të parë do të kenë të gjithë përkushtimin tim. E dyta ju garantoj për integritetin tim dhe të gjithë trupës që nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekulli, por do të ketë një përmirësim të dukshëm' tha ai.
Deri këtu shkon pafytyrësia e njeriut. Harrojnë që qytetarët mbajnë mend gjithçka dhe regjistrojnë të gjithë zhvillimet.
“Ajo sfidë që më keni hedhur, do ta përmbushim së bashku me të gjithë, të jap fjalën e burrit”, tha Dashnor Sula. Këtë nuk e kishte kush në dyshim për Dashin. Disa e kishin kuptuar edhe para 20 vitesh.
© SYRI.net