Lajmi i fundit

EMRAT-FOTO/ Takimi 'Top-Secret' në Aruba, Monako, Gjermani e Spanjë: Kush ishin 'bosët' e drogës…

'Gropë e zezë' për financat', Bozdo: Durana nuk ekziston, skemë që është shpikur për të vjedhur

09:59, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, deputeti i PD, Eno Bozdo, foli mbi aferën e parkut teknologjik “Durana”, ku u shpreh se e gjithë skema është një mjet për përfitime të paligjshme fiskale.

Sipas tij, parku teknologjik nuk ekziston fizikisht, por përmes regjistrimit “virtual”, një grup kompanish përfitojn përjashtime totale nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin dhe tatimet mbi të ardhurat personale për një periudhë 15-vjeçare. “Çështja nuk është parku, por dikush që merr përfitimet,” u shpreh Bozdo, duke e cilësuar skemën si një manovër të sofistikuar që tejkalon ligjin dhe krijon një “gropë të zezë” për financat publike.

Ai theksoi se ndërsa ligji i vitit 2022 për parqet teknologjike synonte stimulimin e sektorit me aktivitete reale dhe prani fizike, VKM-ja e janarit 2025 futi konceptin e virtualitetit, duke mundësuar përfitime pa asnjë investim real dhe duke hapur rrugën për evazion fiskal dhe vjedhje të mundshme.

Pjesë nga deklarata:

Çështja është të mos ekzistojë, por dikush të marrë përfitimet. Dhe ky është parimi. Kanë zhdukur vepra publike, kanë zhdukur fakte, kanë zhdukur gjithçka, por paratë i kanë marrë ama. Këtë e kanë bërë. Durana nuk ekziston. Okej, është njësoj sikur unë të them që në këtë studio kam, nuk e di, një pallat që nuk ekziston. Bombën atomike. Por ama, në sajë të konceptit apo të shpikjes, konceptit virtual, pra ti mund të jesh gjithandej, të regjistrohesh virtualisht në Durana dhe pastaj të përfitosh të gjitha llojet e lehtësirave, t’i marrësh të gjitha së bashku; nuk është vetëm një lehtësi. Praktikisht je për 15 vite i përjashtuar nga çdo lloj detyrimi ndaj shtetit.

Për 15 vite: përjashtim nga TVSH-ja, përjashtim nga tatim-fitimi, përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale të punëtorëve, e kështu me radhë. Është një gropë që, domethënë, ata që e kanë.  Durana është një skemë që është shpikur për të vjedhur. Çka do të thotë kjo? Nuk jemi të sigurt që ditën e parë, por jam i sigurt dhe do t’jua shpjegoj pse që nga fillimi i vitit 2025, që nga 9 janari 2025.

Në vitin 2022, qeveria shqiptare miraton një ligj për ngritjen dhe funksionimin e parqeve teknologjike. Më pas del edhe një vendim i Këshillit të Ministrave që pason ligjin dhe e detajon atë. Ligji përcakton të drejta, detyrime dhe përjashtime fiskale. Nëse mund të argumentohet se përjashtimet fiskale janë shumë apo pak, gjithsesi ato janë; ligji është korrekt në thelbin e tij. Ai përcakton një fushë, një sektor zhvillimi, e përjashton nga disa taksa, e stimulon për ta lehtësuar dhe për ta ndihmuar të hyjë në treg.

VKM-ja që del në zbatim të ligjit, një vit më vonë, në 2023, është gjithashtu korrekte. Deri këtu, koncepti i zhvillimit të parkut teknologjik, në frymën e ligjit dhe të VKM-së, është lidhur ngushtësisht me qenien prezent fizikisht, me zhvillimin e një aktiviteti real brenda kufijve natyrorë të parkut, dhe nuk u kritikua. U tha se do të ndërtoheshin kapanone, do të vinin kompani, do të punonin e kështu me radhë. Deri këtu jemi, le të themi, kuazi në normalitet. Do të shpjegoj pse “kuazi” dhe jo normalitet i plotë, por kjo është një temë tjetër.

Në janar të vitit 2025 publikohet një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave, i bazuar në këtë ligj. Kam përshtypjen se ka qenë një proces paralel. Ishte krijuar shoqata e Ermal Beqirit, që i mblidhte të gjitha këto, Erion Veliaj, njerëzit e tij, nëna, motra, gjithçka tjetër, grupi. Besohej se zhvilluesi do të ishte privat, por VKM-ja që miratohet midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës së Investimeve Strategjike, në janar 2025, përcakton ndryshe.

Sipas ligjit, Korporata e Investimeve Strategjike është zhvilluesi. Ky zhvillues më vonë mund të jetë edhe privat, por për momentin konsiderohet ajo. Kjo VKM përcakton të drejtat dhe detyrimet e dyanshme për mënyrën se si mund të zhvillohet parku. Dhe këtu futet për herë të parë koncepti i virtualitetit dhe i përfitimit të lehtësirave fiskale duke qenë i regjistruar virtualisht.

Më saktë, ligji bazë nuk e parashikon këtë. Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë se parku mund të zhvillohet në tre faza: virtuale, gjysmë-virtuale (hibride) dhe reale; dhe lehtësirat fiskale mund të merren që në momentin kur je i regjistruar virtualisht.

Ligji nuk e parashikon fare këtë. Vendimi i Këshillit të Ministrave e tejkalon ligjin – gjë që është e pamundur në parim – por praktikisht e tejkalon, duke i hapur rrugë evazionit fiskal dhe vjedhjes nëpërmjet virtualitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco