Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

‘Rilindja është një Griseldë e madhe’, Këlliçi: Kanë vetëm një qëllim, vjedhjen e parave të shqiptarëve…

09:54, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belind Këlliçi gjatë një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshteti i parë në Evropë”.

Sipas tij, Shqipëria sot krahasohet me Meksikën për shkak të karteleve të drogës dhe lidhjeve të qeverisë me trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ai rikujtoi se media e parë që shkroi për “narkoshtetin shqiptar” ishte media amerikane VICE në vitin 2016, duke e lidhur këtë fenomen me mandatin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe “kanabizimin e Shqipërisë”.

“Nuk ka qenë PD-ja për herë të parë që ka folur për narkoshtet, por kanë qenë mediat amerikane,” theksoi ai, duke shtuar se Partia Demokratike më pas e ka vërtetuar këtë realitet me akuza, fakte dhe denoncime konkrete.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga deputeti demokrat gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, ishte kriza demografike. “Dje po të shihni statistikat e fundit të lindshmërisë, jemi poshtë vitit 1990. Me këtë ritëm, Shqipëria rrezikon të shpopullohet,” deklaroi ai, duke e lidhur emigracionin masiv, veçanërisht të të rinjve, me vjedhjen e parave publike dhe pasurimin e një grupi të vogël njerëzish në kurriz të shqiptarëve.

Ai akuzoi mazhorancën se ka bllokuar për gjashtë muaj kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor, një e drejtë kushtetuese që, sipas tij, po mohohet me “forcën e kartonëve”. “Kanë vënë kamikazë në drejtim të Kuvendit dhe nuk pranojnë asnjë kërkesë,” tha ai, duke kritikuar qeverinë se shpërfill çështje madhore si siguria në salla gjyqi, ndërkohë që merret me çështje dytësore si monopatinët apo duhanpirja e një zv/ministri.

Belind Këlliçi: Ky është problemi se Rama e di që  lart e ka problemin, e ka dhe me popullin shqiptar, po e ka dhe lart problemin, prandaj edhe shkon gjuha ku do. Të rregulluar e ka që e ka futur Shqipërinë në hartën e vendeve që ne kur na marrin sot në krahasim, na krahasojnë me Meksikën, për shkak të karteleve të drogës dhe për shkak të lidhjeve të qeverisë me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe drogave të tjera.

Flavio Qarri: Ishte ky krahasim në SHBA?

Belind Këlliçi: Ekzaktësisht kjo që sapo ju thashë unë. Për kryeministrin e Shqipërisë. Mos harroni Flavio që media e parë në botë që ka shkruar për narkoshtetin shqiptar është një media amerikane, VICE-i amerikan. Dhe ka shkruar në vitin 2016. Kur Edi Rama në mandatin e parë kishte politikë qeverisë së tij kanabizimin e Shqipërisë.

Nuk ka qenë PD-ja për herë të parë që ka folur për narkoshtet, por kanë qenë mediat amerikane dhe PD-ja nga ai vit e në vijim ka vërtetuar me akuza, me fakte, me denoncime konkrete, gjatë gjithë viteve me radhë, këtë realitet të trishtë në të cilin e ka futur Edi Rama Shqipërinë sot në hartën e narkoshteteve. Por konsiderohemi narkoshteti i parë në Evropë. Tani po të ishte Bido këtu ose dikush tjetër dhe po t'i ktheheshim deklaratave të bëra nga Berisha në parlamentin e Shqipërisë, për Reformaton dhe për avionët e vegjël që trafikonin drogë në Shqipëri, do të thoshte, t'ju vijë turp se ato hidhnin pesticide nëpër fushat tona për të ruajtur fermerët, për të ruajtur agrikulturën, prodhimin vendas dhe ju po e bllokoni integrimin Evropian. T'ju vijë turp jeni jeni anti-shqiptarë. Po na doli që kjo histori që denonconte ishte e vërtetë. I ka thënë Saimir Tahiri, i ka thënë Ilir Beqja këto, i ka thënë Alqi Bllako, i kanë thënë të gjithë këta që sot janë në burg, i ka futur Edi Rama vetë, me të parin Erion Veliajn, çonte dhe raporte nëpër Këshillin e Europës ky në kancelari evropiane edhe në kongres amerikan që gënjen Partia Demokratike se... një lloj si historia e Griseldës. E kam shumë qejf ta rikthej hera herës Griseldën sepse tregon fiks mentalitetin e këtyre kush janë këta, në propagandë dhe çfarë është Rilindja. Rilindja në të vërtetë është një Griseldë e madhe. Një histori e shpikur, një mashtrim i madh, me të vetmin qëllim vjedhjen e parave të qytetarëve shqiptarë dhe pasurimin në kurriz të shqiptarëve dhe mbi të gjitha të të rinjve që po ikin.

Dje po të shihni dhe statistikat e fundit të lindshmërisë në Shqipëri jemi poshtë vitit 1990 me rreth 74% krahasuar me numrin e lindjeve dhe me këtë ritëm Shqipëria rrezikon të shpopullohet.

Kjo duhet ta shqetësonte Ardit Bidon, çdo deputet tjetër të kuvendit të Shqipërisë dhe çdo qytetar shqiptar dhe çdo zyrtar të këtij shteti. Por ndërkohë problemi i këtyre është vetëm mbrojtja e ekipit, e anëtarëve të bandës së tyre që çdo ditë shkojnë në zyrat e shtetit shqiptar për të vjedhur qytetarin shqiptar, për të vjedhur të moshuarit shqiptarë, për të vjedhur rininë shqiptare.

Këta flasin për institucione, flasin për parlament. Unë po e them edhe një herë. Ne kemi gjashtë muaj kërkojmë komision hetimor. E kemi të drejtë kushtetuese more, e kanë deputetët. 1/4 e deputetëve, po u bën 35 deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe nënshkruajnë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, është automatikisht detyrim i Kuvendit për të ngritur komisionin. Nuk e pranojnë, e rrëzojnë se kanë forcën e kartonëve, nuk e lejojnë. Kanë vënë kamikaz në drejtim të Kuvendit, kamikaz në drejtim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe nuk pranojnë asnjë kërkesë të PD-së. Kërkojmë mocion me debat me ministrat, nuk vijnë. Vritet gjyqtari në sallë dhe të vjen ministrja e Brendshme dhe flet për zëvendësministrin që e shkarkoi se pinte duhan. Ai ishte problemi. Apo për monopatinët që i kishin bllokuar të rinjve, të cilat tani po i lirojnë prapë. Domethënë, këto janë raste konkrete.

Domethënë kjo është situata reale çfarë ndodh sot në Shqipëri. Dhe këta shqetësohen pse çohet në protestë opozita. Opozita duhet t'i vërë zjarrin parlamentit, ja po e them këtu. Zjarrin kryeministrisë, qytetarët shqiptarë. Zjarrin, se është një godinë që vjedh çdo ditë qytetarët shqiptarë. Nuk vjedh opozitën, vjedh shqiptarët. Dhe kjo protestë që bëhet nuk është protestë për PD-në, që thotë është protestë partiake. Është protestë kombëtare, është protestë që bëhet për flamur, bëhet për atdheun, bëhet për vendin.

Po shpopullohet Shqipëria. Ikim çdo ditë, kam qenë në Toronto, në Kanada, kam postuar një takim nga nga Torontoja. Kam patur në sallë dy miq të mi shumë të ngushtë, të afërt. Njëri zë publik, edhe po e them dhe me emër, Gent Progni, njëri zë publik. Një anëtar tjetër drejtues i forumit rinor edhe drejtues i strukturave tona në Krujë, që kishin shkuar në një muaj e gjysmë e fundit në Toronto. Dy të rinj që kishin ikur në Toronto vetëm në një muaj e gjysmë të fundit. Imagjino ç'ndodh...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco