Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

‘Isha në SHBA por u procedova, Nallbati ende ne spital’, Këlliçi: Këtë mund ta bëjë Ilir Proda i bandës së troplinëve…

09:07, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar situatën e tensionuar politike në vend. I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ai tha se, opozitës po i mohohet e drejta e fjalës në mënyrë permanente, ndërsa ka zbuluar se ndaj tij ka nisur procedim penal për “kundërshtim të forcave të rendit” në një protestë ku nuk ka qenë i pranishëm.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai, gjithashtu, ai ka akuzuar për dhunë policore ndaj deputetit Bledion Nallbati, i cili ndodhet i shtruar në spital.

Duke komentuar seancën e fundit parlamentare, Këlliçi deklaroi se ajo ishte një vazhdimësi e “pengimit të fjalës së opozitës” dhe “heqjes së të gjitha hapësirave” për të folur për çështje me rëndësi si "vjedhja e buxhetit të shtetit". Ai kujtoi se është i përjashtuar deri më 3 mars bashkë me pesë kolegë të tjerë, duke e cilësuar "qesharak" dhe "të turpshëm" arsyetimin e Komisionit të Etikës se kishin rrezikuar jetën e kolegëve në parlament.

Këlliçi pohoi se kolegu i tij opozitar "është ende i shtruar në spital me plagë serioze, për shkak të goditjeve nga forcat e rendit, pa patur asnjë lloj konfrontimi me ta". Pamjet e dhunës ndaj një deputeti, sipas tij, nuk i përkasin një vendi normal, duke shtuar me ironi se për mazhorancën "mund të jenë pamje të bukura që goditet një deputet i opozitës, rrihet me shkopa gome dhe i hidhet spray djegës në fytyrë".

Flavio Qarri: Këlliçi, duke mos qenë në sallë, jeni pak më i ftohtë besoj për ta parë dhe për ta gjykuar. Keni komunikuar edhe me kolegët tuaj, çfarë patë në seancën e djeshme?

Belind Këlliçi: Atë që ka ndodhur në të gjithë seancat e kësaj legjislature për fat të keq. Pengim të fjalës së opozitës, heqja e të gjitha hapësirave të deputetëve të opozitës për të folur për çështje që kanë rëndësi, siç është vjedhja e buxhetit të shtetit, në mënyrë permanente nga anëtarët e kabinetit të qeverisë Rama dhe një dhunim permanent i deputetëve të opozitës përsa i përket ngushtimit të lirisë së fjalës dhe hapësirave të tyre. Me shaka dje një pjesë e kolegëve më thonin që ore, nuk e ka vëmendjen Niko se mund të përjashtohesh edhe këtu nga seanca, edhe pse nuk je në seancë, edhe pse jam i përjashtuar, deri në datë 3 mars, mos harroni.

Së bashku me pesë kolegë të tjerë. Sepse kam rrezikuar jetën e kolegëve në parlament në seancën e datës 19. Ky ka qenë arsyetimi i Komisionit të Etikës dhe vendimmarrja e turpshme e Byrosë së Kuvendit që është krejtësisht qesharake.

Flavio Qarri: Sa shpejt u mblodh, ndryshe nga ajo e mandateve kur u mblodh.

Belind Këlliçi: Po, po. Nuk mblidhen për gjëra që kanë rëndësi, për çështje kapitale të vendit, sigurisht nuk mblidhen. Por për çështje për të përjashtuar deputetët, për të goditur opozitën, patjetër që ka hapësirë edhe mblidhen.

Mos harroni që ndërkohë që ne flasim, deputeti Bledion Nallbati është ende i shtruar në spital me plagë serioze për shkak të goditjeve nga forcat e rendit pa patur asnjë lloj konfrontimi me ta. Pa patur asnjë lloj problemi me ta dhe pa shkaktuar as edhe një lloj insinuate ku mundet të precipitojë gjendja në atë pikë që kemi parë ato pamje. Për mazhorancën mund të jenë pamje të bukura, që goditet një deputet i opozitës, rrihet me shkopa gome dhe i hidhet spray djegës në fytyrë, por sigurisht këto nuk janë pamje të një vendi normal dhe nuk do të duhej të ishte kjo situata. Pas asaj proteste që ndodhi në datë 10, ku lajm u bëra dhe unë duke mos qenë në Shqipëri. Që duke mos qenë fare, duke mos qenë fizikisht, duke qenë një kontinent larg, një oqean larg, procedohem penalisht për kundërshtim të forcave të rendit, sepse kam parë deklaratën.

Flavio Qarri: Ata thanë që për organizim.

Belind Këlliçi: Jo, është gënjeshtër. Unë këtu kam deklaratën për cilido qytetar që mund të më ndjekë, dhe akuza ndaj meje, BK, KB që është Klevis Balliu, LB që është Luçiano Boçi dhe FN që është Flamur Noka, është për veprën penale 'kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik'. Pra domethënë pa qenë fare fizikisht në Shqipëri, unë kam kundërshtuar punonjësit e rendit publik sepse për organizimin e protestës është E.M. që është sekretar organizativ, është Ervin Minarolli, i proceduar. Dhe kam edhe një akuzë tjetër, 'shtytje të miturit në krim'.

Se ku hyjnë të miturit dhe se ku hyj unë me këtë çështje, apo cilido tjetër, kjo është pastaj një absurditet që vetëm policia e Ilir Prodës, e bandës së troplinve dhe Ergys Agasit mun të na e thotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco