Juristja Adriana Kalaja, e ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se nuk do të lejohet sipas saj një ‘amnisti pa kufi’ për gjyqtaren Irena Gjoka, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e përgjigjes nga SPAK lidhur me statusin juridik të saj.
Kalaja bëri të ditur se janë dërguar letra në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë, ndërsa pretendoi se ka informacione për një shqetësim të autoriteteve amerikane në lidhje me këtë rast.
Ajo akuzoi gjithashtu mazhorancën për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe paralajmëroi se do të vijojë ndjekjen e çështjes deri në fund.
‘Një nga kërkesat e tjera që ishte, ishte dhe stepja në fakt, kjo lidhet dhe me atë që ne nuk do ta lejojmë që të ketë një amnistim pa kufi të Irena Gjokës, sepse nga 29 dhjetori deri sot që flasim, çuditërisht nga ana e SPAK-ut nuk më është dhënë përgjigje për kërkesën time në lidhje me pozicionin juridik që ka sot statusin juridik të Irena Gjokës për sa kohë që i ka provat dhe një lajm ekskluziv që unë dua ta ndaj me këtë studio.
Ato letrat që ne kemi çuar në ambasadë, në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe bashkë edhe në Departamentin e Drejtësisë, nuk janë kot. Unë kam thënë gjithmonë letrat lënë gjurmë. Vetëm sot unë kam marrë një informacion shumë të sigurtë, do bëhet me dije ku vetë Departamenti Amerikan i Shtetit është shumë i shqetësuar në raport me rastin e Irena Gjoka- Shpata-Manekut.
Dhe në ditët në vijim do ta shikoni sepse është informuar qartësisht që është një gjyqtare përveçse ka probleme shumë të rënda me ligjin, është një gjyqtare që është përdorur për të sulmuar krerët e opozitës.
Tregon produktin që asnjëherë nuk ka qenë qasja për të reformuar sistemin, por ka qenë qasja e pushtetit që dhe edhe veprimet e fundit të të kryeministrit bashkë me të gjithë ato banditë që drejtojnë këtë vend, për të ndryshuar kodin penal, tregon se kur drejtësia fillon të lexojë ligjin ashtu siç është shkruar dhe siç e detyron kushtetuta, këta kur ikën drejtësia nga kontrolli, kërkojnë ta ndryshojnë me qëllim që ta kenë si armë të tyre në duar për të sulmuar opozitën. Kështu që ne nuk do tërhiqemi deri në momentin e fundit, sepse ne e ndihmojmë drejtësinë vetëm duke e lënë që drejtësia të bëjë punën e saj’, tha juristja Adriana Kalaja në SYRI TV.
© SYRI.net