Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Blushi: Një shtet që taton bukën e gojës më shumë se luksin, nuk është social, është kriminal

Blushi: Një shtet që taton bukën e gojës më shumë se luksin, nuk është social, është kriminal

19:14, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me politikat fiskale, duke pretenduar se ato favorizojnë luksin në kurriz të nevojave bazë të qytetarëve.

Duke mbrojtur propozimin e opozitës për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 5% për ushqimet e shportës, deputeti akuzoi shumicën socialiste për një qasje të padrejtë taksimi.

Sipas tij, është e pakuptueshme se si një qeveri e vetëquajtur socialiste takon më shumë produktet esenciale sesa ato të luksit.

"Çfarë shteti social është ky që tatoni sot bukën e gojës më shumë sesa luksin? Çfarë socialistësh jini ju që tatoni kokrrën e vezës më shumë se verën Romanee-Conti të Edi Ramës?", deklaroi Blushi.

Blushi: Ulja e TVSH-së në 5% për ushqimet bazë, o të marrë, është një masë lehtësuese për çdo shqiptar. Çfarë partie socialiste jeni ju? Çfarë shteti social është ky që tatoni sot bukën e gojës më shumë sesa luksin? Çfarë socialistësh jini ju që tatoni kokrrën e vezës më shumë se verën Romanee-Conti të Edi Ramës? Çfarë socialistësh jini ju që tatoni miellin, vajin, më shumë se kazinotë e oligarkëve tuaj? Çfarë socialistësh jini ju që tatoni djathin, gjalpin dhe të gjithë produktet bazë më shtrenjtë sesa jahtet e klientëve tuaj? Që tatoni qumështin e fëmijëve më shtrenjtë se verën e Edi Ramës? Po çfarë socialistësh jini ju? Edhe turpi turpërohet nga ju.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco